• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi në pistë, humb jetën Barbosa: shikoni përplasjen e tmerrshme

-Instant, Sport, Video



Etapa e Superbike braziliane në cirkuitin historik të Interlagos është shënjuar nga një aksident tragjik: piloti Matheus Barbosa është përplasur me murin me motorin e tij dhe ka humbur jetën. 23 vjecari dhjetë xhiro nga fundi i garës, ndërsa ishte në krye të renditjes e po mbrohej nga sulmet e ndjekësit të tij më të afërt, humbi kontrollin e motorit në kthesën “Junçao” duke përfunduar përtej barrierave mbrojtëse. Impakti me murin e ka fluturuar nga shala, duke e përplasur dhunshëm në strukturën metalike.

Të kota ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë. Njësia mjekësore më e afërt ka ndërhyrë në më pak se 1 minutë por 23 vjecari i Anapolis humbi betejën për jetën për shkak të pkagëve të marrë nga përplasja e fortë. Gara u ndërpre e nuk pati as ceremoni për podiumin. Piloti, që kishte arritur të shpallej kampion në Superbike braziliane në kategorinë SuperSport, bëhet kështu viktima e fundit e cirkuitit të Interlagos që tregon edhe njëherë se nuk është i përshtatshëm për motorët.

Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maurício “Linguiça” Padulete e në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto. Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Rogerio Munuera.

https://www.youtube.com/watch?v=swOu7q948NQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *