• |
ide | kryesore

Nis karantina, kush e shkel dënohet me 10 mijë lekë gjobë ose burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka hyrë në fuqi rikthimi i karantinës në vendin tonë. Nga ora 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit Shqipëria duhet të qëndrojë në izolim për shkak të situatës me pandeminë. Ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobiten.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 10 mijë lekë të reja. Në rast të përsëritjes rrezikohet deri në 6 muaj heqje lirie.

Ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këto 8 orë ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Gjoba do të ketë edhe për bizneset që nuk respektojnë urdhrin. Për çdo lëvizje do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pse 22:00-6:00?! Mbylleni komplet 24 ore dhe shpërndani ushqimet me helikopter, jepni urdhër që njerzit te marrin frymë me urdhër, kështu po e mposhtni virusin! 🙂

    Maskarada 2.0 e sektit te Ri-vdekjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *