• |
ide | kryesore

Frika nga infektimi, Rama flet për veten e vet: Gjëja e parë që mendoj është…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjëja e parë që mendon kur vjen puna tek Covid-19 dhe tek frika e infektimit është fakti se mos dëmton apo infekton dikë tjetër.

I ftuar në “Open”, Rama tha se kjo është gjëja e parë që mendon, teksa shtoi se ka edhe bindjet e tij për gjëra që nuk janë në duart e njerëzve.

“Unë gjëja e parë që mendoj është se mos dëmtoj dikë tjetër apo infektoj dikë tjetër. Pastaj kam edhe bindjet e mia për gjërat që…s’i kemi ne në dorë le të themi. Por nuk është koha që t’i ndaj me ju sonte. Për yjet…të themi,”- tha Rama.



2 Comments

  1. Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *