• |
ide | kryesore

Video / Hungaria befason Islandën dhe kap Europianin. Fitojnë Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Skocia

F1, Sport



Pas kualifikimit në Europian të Maqedonisë së Veriut pak orë më parë, kanë arritur këtë kompeticion edhe Hungaria, Sllovakia dhe Skocia.

Ia del Hungaria të kualifikohet në kampionatin më madhor futbollistik të kontinentit të vjetër. Djemtë e Marco Rossi, pozitiv me Covid dhe jo në stol, shkojnë në Euro 2020 falë Loic Nego në të 88′-ën dhe një perle të të zakonshmit Szoboszlai në të 92′-ën. Kështu Hungaria arriti dhe tejkaloi 2-1 Islandën dhe hyn në grupin e ferrit me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Në Europian e ka arritur edhe Sllovakia pasi mundi 2-1 Irlandën e  Veriut. Pas 90 minutave të kohës së rregullt që u mbyll 1-1, goli i Duris në minutën e 110’, i dha fitoren sllovakëve.

Ndërkohë Skocia ka mundur Serbinë. Pas 90 minutave të kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë, ndeshja shkoi në penallti, me Skocinë që u tregua më e saktë, duke fituar kualifikimin për Europianin.

Ndërkohë më herët Maqedonia e Veriut ka mposhtur 1-0 Gjeorgjinë dhe siguron Europianin. Goran Pandev në minutën e 56′-të i ka dhuruar fitoren të tijve të cilët e prekin këtë ëndërr për herë të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *