• |
ide | kryesore

Armëpushimi në Nagorno-Karabakh, fillon shkëmbimi i viktimave

-Instant, Lajme, Planet



Këtë të shtunë, Armenia dhe Azerbajxhani kanë shkëmbyer trupat e ushtarëve të vrarë, të cilët humbën jetën gjatë luftimeve afër qytetit Shusha në rajonin e Nagorno-Karabakut. Përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se trupat e ushtarëve të rënë janë mbledhur me pjesëmarrjen e forcave paqeruajtëse ruse, të cilat janë vendosur në rajonin e kontestuar. Ndërkohë që autoritetet armene njoftuan se më shumë se 2,300 ushtarë armenë humbën jetën në konfliktet e Nago-Karabakut që nga fillimi i shtatorit. Përveç ushtarëve janë shënuar po ashtu 50 viktima civile armene dhe 93 civilë azerë kanë humbur jetën në përleshjet e fundit.

Policia ushtarake ruse do të fillojë patrullimin e Nagorno-Karabakut nga 14 nëntori dhe paqeruajtësit rusë do të vendosen në Karabak. Armenët që jetojnë në tokën që do t’i jepet Azerbajxhanit po përgatiten të thonë lamtumirë, edhe pse shumë prej tyre kanë zgjedhur të djegin shtëpitë e tyre mjaft që ato të mos u dorëzohen qeverisë azere. Në saj të marrëveshjes së armëpushimit, është rënë dakord që Aghdam, Lachin dhe Kerbajar do t’i dorëzohen Azerbajxhanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *