• |
ide | kryesore

Video/ Brazili dominon Amerikën latine: Vidal rigjallëron Kilin

-Instant, Sport, Video



Dy gola të interistit Arturo Vidal, në të 19’ e të 34’, i dhuruan Kilit fitoren e parë në grupin kualifikues të Amerikës jugore për Botërorin 2022: mposhtet 2-0 Perùja, që nuk mori dot më shumë pavaraësisht debutimin të ‘italianit’ Lapadula në sulm. Në ndeshjen tjetër, Brazili dominon me një tjetër fitore, që e mban të vetëm në krye të renditjes. Firmino vendosi në pjesën e dytë sfidën mes 5 herë kampionëve të Botës e Venezuelës.

KILI-PERÙ 2-0
Pas polemikave në vigjilje e debatit të ashpër në distancë mes teknikut Reinaldo Rueda e klubit zikaltër në lidhje me administrimin e gjendjes fizike të Alexis Sanchez, është një tjetër interist, Arturo Vidal, që zgjidhi praktikisht ndeshjen me Perùnë e i dhuroi fitoren e parë Rojas në grupin kualifikues për Botërorin 2022. Golat erdhën të dy në pjesën e parë: i pari, spektakolar, në të 19’, me një silurë nga gati 30 metra me të djathtën që përfundoi në trekëndësh në të majtë të Pedro Gallese. I dyti, në të 34’, si oportunist, shfrytëzoi një top në zonë afër portës. Në pjesën e dytë tekniku peruan Ricardo Gareca provoi të ndryshonte fatin e ndeshjes me zëvendësimet, ku i dha debutimin Lapadulës (sulmuesi i Beneventos lindur në Itali me mama peruane), por kjo nuk e pengoi Kilin të ringrihet pas humbjes me Uruguay e barazimit me Kolumbinë, ndërsa Perùja duhet ende të presë për suksesin e parë në grup.


BRAZIL-VENEZUELA 1-0
Kombëtarja e teknikut Tite mbetet e vetmja me pikë të plota në grupin kualifikues, e duke përfituar nga barazimi i Argjentinës i gëzohet kreut vetmitar pas tre ndeshjeve të para. Përfaqësimi në kompleks i Seleçaos në Morumbi të San Paolo kundër Venezuelës ishte solid, me një dominim shumë më të madh se tregon rezultati. Në fakt, Brazili dominoi krejtësisht, me të dhëna interesante në zotërimin e topit (74%) e për pasimet (623 me 223). Edhe goditjet e portës janë 11 për Firmino e të tjerët kundër 4 tentativave të Vinotinto. Për të zhbllokuar rezultatin duhej pritur minuta e 66’: Paquetà shërbeu për Everton në të djathtë, krosimi devijohet lehtë nga Machis, duke u bërë një asist i paqëllimshëm për Roberto Firmino, që nuk mund të gabonte. Fitoi Brazili, që bën tre në tre pas sukseseve me Bolivinë e Perùnë. Për Venezuelën starti është i tmerrshem me tre humbje në pa kaq ndeshje e asnjë gol të shënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *