• |
ide | kryesore

Francë/ 32 000 raste të reja me COVID-19

Lajme, Planet



Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 095 raste të reja me COVID -19 duke e çuar numrin total në 1 954 599 raste me koronavirusin e ri.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 32 095 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 1 954 599 ndërsa me 359 vdekje në spitale numri i viktimave ka arritur në 44 246.

 

 

Në spitale vazhdojnë trajtimin 32 499 persona prej të cilëve 4 871 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1 985 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 139 140.

Numri i personave në spitale dhe në kujdesin intensiv ka rënë për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 17,3 për qind.

 



1 Comment

  1. Pardje Franca beri marveshje me Gjermanine per te cuar disa nga pacientet frances ( qe jetojne ne kufi me gjermanine) ne spitalet Gjermane , se nuk kane me vende te lira ne spitalet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *