• |
ide | kryesore

Pas 10 vitesh, ndahen çifti i njohur i aktorëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Olivia Wilde dhe bashkëshorti i saj, Jason Sudeikis i kanë dhënë fund martesës pas 9 vite bashkë.
Sipas People, ndarja e çiftit ka ndodhur që prej fillimit të 2020-ës, por vetëm tani lajmi është bërë publik. Thuhet se dyshja ruan marrëdhënie miqësore dhe bashkëprindërimi është qëllimi kryesor i të dyve. Aktorja dhe ish-partneri i saj u lidhën në nëntor të 2011-it, për t’u martuar në 2013-in. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 6-vjeç dhe vajzës 4 vjeçare. Pavarësisht ndarjes pas pothuajse një dekade bashkë, qëllimi kryesor i tyre nuk ka qenë martesa, por të qënit gjithnjë të bashkuar. “Ne jemi seriozisht shumë të lidhur me njëri tjetrin. Para se të vijnë fëmijët, martesa është përfshirje dhe premtim që ju i bëni njëri tjetrit, pastaj kur bebat vijnë, gjërat ndryshojnë. Je automatikisht i lidhur dhe premtimet duhen mbajtur.”- tregon Wilde për Net-A-Porter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *