• |
ide | kryesore

Kosovë/ 11 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, pas kryerjes së 1.865 testeve. Ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Që nga konfirmimi i rasteve të para në muajin mars, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 29.805.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, është 833, derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *