• |
ide | kryesore

Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

-Instant, Lajme, Të fundit



Inceneratori i Fierit në pronësi të Klodian Zotos, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, por nuk ka paguar bashkëpunëtorët.

Gjykata e Fierit e ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të papaguara që përllogariten në vlerën 600 mijë euro ndaj nënkontraktorëve që kanë kryer punime.

Kompania koncensionare e inceneratorit të Fierit, ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’, e kontrolluar në shumicë nga Klodian Zoto, është prej disa muajsh nën sekuestro, për shkak të mospagimit të nënkontraktorëve, shkruan syri.net.

Kompania rezulton se ka marrë rreth 25 milionë euro nga buxheti i shtetit, duke filluar nga nëntori 2016, ndërkohë që nuk ka shlyer rreth 600 mijë euro ndaj bashkëpunëtorëve, duke risjellë në vëmendje skemat financiare piramidale.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë publikuar dy urdhra sekuestro ndaj kompanisë së drejtuar në shumicë prej biznesmenit kontravers Zoto, nga dy zyra të ndryshme përmbarimore.

Në urdhrin e parë, të lëshuar në datë 20 korrik 2020, përmbaruesi G. Guri ka urdhëruar sekuestron konservative të ‘Integrated Technology Waste Treatment’, për shkak se gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për një detyrim 600 mijë lekë që kompania e Zotos i ka një shoqërie ekspertize mjedisore.

Syri TV ka zbuluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, në bazë të të cilit është vendosur sekuestroja e parë ndaj kompanisë koncensionare të incineratorit të Fierit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Fida Osmani në 29 Qershor 2020, në të cilën pranohet kërkesa e shoqërisë ‘Environmental Managament Consultans’ (EMC) për të detyruar kompaninë e koncensionit të Fierit të shlyejë detyrimin 600 mijë lekë.

Ky detyrim rezulton të jetë i pashlyer, pasi përmbaruesi G. Guri nuk e ka hequr ende sekuestron ndaj ‘Integrated Technology Waste Treatment’.

Ndërkohë, një tjetër urdhër sekuestroje, për një detyrim financiar shumë më të madh, rëndon mbi kompaninë e inceneratorit të Fierit.

Zyra Përmbarimore ‘Jus’ ka nxjerrë dy urdhëra sekuestroje konservative në dëm të koncensionarit të landfillit të Fierit.

Sipas dokumenteve, ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’ i ka detyrime të pashlyera në vlerë 420 mijë euro dhe 15 milionë lekë të reja kompanisë së ndërtimit ‘Elmazaj’ shpk.

Ky urdhër sekuestroje është lëshuar pas vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo, në datën 1 qershor 2020.

Edhe ky detyrim rezulton i pashlyer, pasi zyra përmbarimore ‘Jus’ nuk e ka hequr ende sekuestron konservative mbi kompaninë koncensionare.

Inceneratori i Fierit, i cili duhet të kishte nisur punën që në vitin 2019, ka përthithur deri tani rreth 25 milionë euro nga Buxheti i Shtetit.

Në portalin ‘spendingdata’, të profilizuar për transaksionet e thesarit, rezulton se në periudhën 206-2018 janë transferuar nga Ministria e Mjedisit në drejtim të kompanisë koncensionare të Klodian Zotos rreth 1.5 miliardë lekë të reja.

Ndërsa në periudhën 2019-2020, qeveria ka arkëtuar për llogari të shoqërisë së Klodian Zotos edhe më shumë 1.3 miliardë lekë të reja, duke arritur në një total prej rreth 2.9 miliardë lekë të reja

Pas këtyre pagesave multi-milionëshe, duket e paqartë se përse ‘Integrated Technology Waste Treatment’ gjendet në vështirësi financiare për të shlyer detyrimet në vlerën e rreth 600 mijë eurove, ndaj ‘Elmazaj’ shpk dhe ‘EMC’.

 



8 Comments

  1. More ku kan te mbaru vjedhjet ne ket qeveri por a e di si o puna vec nje gja po u kallzon plaku mos i besoni kur dalin neper studjo( se per fat te keq kan shumicen e tyre) po u dhan ndonje gje meruani dhe me pas gishtin e mesit Se ka ardh koha me then boll genjyet dhe boll keni vjedh tash e mbrapa e keni vendin diku tjeter

  2. Edi Rama , Kryeministri me i suksesshem i te gjitha kohrave ne Shqiperi !❤?✍? Sovrani Popull me 75 deputete te PSocialiste ne Parlament , zgjedhjet e 25 prillit 2021 , do t’i jape Mandatin qeverises PSocialiste me mbi 75 deputete te saj ne Parlament , me Kryeminister Edi Ramen ! ❤?✍?

  3. Kujdes me redaktimin.Ju punoni edhe naten…Dhe verifikojeni shkrimin para se t’a kaloni ne faqen online.
    Shifrat duhet te jene te sakta…..!?

  4. Ja ka dhan baba prgjigjen djali qy me 5 te mengjesit qe Partia e atij cunit me emrin Lulzim ka per te tamam 75 mandate por jo rilindja knji kshtu i thoni atij cunit a lum baba per te

  5. Ore Komentues me rruge, I Departamentit te Komentuesve te Kryemunistrise.

    Gjej pune tjeter.

    Ketu mban ere MUT, ti I ben DUVA, te madhit.

    Kompanite OFF SHORE, duhet te deklarojne aksioneret.

    Pike.

  6. Ore a jeni ne terezi valle? Inceneratoret nuk jane te ketij viktimes, INCENERATORET jane te EDVIN KRISTAQIT, droga nuk eshte e trafikanteve, DROGA eshte e EDVIN & OLSI KRISTAQIT, ppp nuk jane te mjeraneve qe na shiten si “oligarkeve”, PPP jane te OLIGARKUT EDVIN KRISTAQI, korrupsioni nuk eshte i “nepunesit te RIVDEKJES”, KORRUPSIONI eshte i EDVIN KRISTAQIT, krimi nuk behet nga “kriminelat” qe dridhen para policit, KRIMINELI eshte EDVIN KRISTAQI.
    Cdo e keqe dhe fatkeqesi qe orej 1998, ka emrin EDVIN KRISTAQI & BANDA RIVDEKJES!

  7. ku eshte spaku qe me nje person qe nuk kishte as 100 mije leke merr nga shtetim qe jane taksapaguesit shqipetare te varver deri ne maksimum 2. 9 miliard leke me nje shifer maramendese nuk paguan atij qe i ka be punen 600 mije nuk e kupton dhe spaku ku jane miliard leket apk i ka ndare me ato qe ka fituar tenderin me nje fjale me qeveritare duhet ti tregoje personat dhe te izolohswet para se te iki ne drejtim te paditur o popull zgjohu sa me shpejt sa nuk eshte vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *