• |
ide | kryesore

Hamilton kërkon respekt e sulmon kritikët: “Fitoj nga Mercedes? Ka një tjetër pilot që nget makinën time”

-Instant, Sport



Lewis Hamilton është një tip i qetë, një të cilit nuk i pëlqejnë polemikat. Por kur sulmohet mbrohet, jo vetëm në pistë. Kështu, kush ka menduar se fitoret e tij i detyrohen mbi të gjitha superioritetit të Mercedes, anglezi i është përgjigjur flakë. “Meritoj respekt. Do të doja të kishte gara të komplikuara, si ajo në Turqi: në më të shumtën e rasteve do tregoja cfarë jam i aftë të bëj”, ka thënë ai për Marca.

Termi i krahasimit është Valtteri Bottas me të cilin ndan box-in e që I shkon gjithnjë, ose gati, pas tij. “Është një tjetër pilot i madh që nget makinën time e natyrisht nuk arrin atë që arrij unë. Dëgjoj komente interesante nga pilotë të mëdhenj, sidomos të së shkuarës. Është e qartë se duhet një skuadër e madhe e një makinë e madhe, askush nuk e ka fituar Botërorin ndryshe”, ka theksuar anglezi, që vështirë ta ketë gabim sepse shtatë tituj nuk fitohen rastësisht apo me fat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *