• |
ide | kryesore

Manchester City, rinovimi me prapaskenë: Guardiola deri në 2023, sjell Messi në janar

-Instant, Sport



Zgjatet bashkëpunimi mes Pep Guardiola e Manchester City. Klubi anglez ka njoftuar rinovimin e kontratës me teknikun spanjoll për dy sezone të tjerë. Akordi i ri do të përfundojë në qershor 2023. “Që kur kam mbërritur tek Manchester City jam ndjerë i mirëpritur në klub e në vetë qytetin – nga lojtarët, stafi, tifozët, nga njerëzit në Manchester e nga presidenti e pronari – janë fjalët e Guardiolas, në faqen zyrtare të klubit – Nga atëherë kemi arritur shumë bashkë, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje e trofe e jemi të gjithë krenarë për këtë sukses. Të kesh këtë suport është gjëja më e mirë për një trajner. Kam gjithcka që mund të dëshiroj për të bërë mirë punën time e jam i nderuar nga besimi që pronari e presidenti kanë tek unë. Sfida për ne është të vazhdojmë të përmirësohemi e jam shumë entuziast të ndihmoj Manchester City ta bëjë”.

“Zgjatja e kontratës së Pep është hapi pasues natyral në një udhëtim që është zhvilluar në harkun e shumë viteve. Është një produkti besimit e respektit reciprok që ekziston mes tij e Klubit” – ka thënë presidenti i City Khaldoon Mubarak – Jam i sigurtë se të gjithë tifozët e City ndajnë të njëjtin gëzim në këtë akord të ri si një mundësi që duhej kapur. Të gjithë tek Manchester City janë të lumtur që Pep zgjati qendrimin me ne e i urojmë cdo sukses për pjesën tjetër të kohës këtu”.

Rinovimi i Pep është një provë tjetër që nisja e Lionel Messi nga Barcelona mund të ketë vetëm një destinacion: Manchester City. Sipas “Sun” operacioni mund të përfundojë në janar e është rreth 55-60 milionë euro, përfshirë rikthimin e Eric Garcia tek Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *