• |
ide | kryesore

Shorti i Katar 2022, Shqipëria në vazon 4, për Kosovën edhe më vështirë

-Instant, F1, Sport



Shorti i grupeve europiane për Katar 2022 do të zhvillohet në Zyrih në 7 dhjetor. Renditja e Fifa-s ka përcaktuar edhe emrat e skuadrave që do të përbëjnë vazot e ndryshme. Shiqpëria do të jetë në vazon e katërt, duke rrezikuar një grup me skuadrat më të forta të kontinentit, ndërsa Kosova do ta ketë akoma edhe më të vështirë duke u vendosur në vazon e pestë.

Edhe në Katar 2022 Europa do të cojë 13 skuadra. Në mënyrë direkte do të shkojnë 10 fitueset e cdo grupi. Për të përcaktuar tre të tjerat sistemi,tani, është ndryshe. Formati i playoff parashikon dy faza me eleminim direkt që do të kualifikojnë tre skuadra. Do të përfshihen 10 të dytat e klasifikuara në grupe e dy më të mirat e fitueseve të grupeve të UEFA Nations League (në bazë të klasifikimit të përgjithshëm të UEFA Nations League) që nuk janë kualifikuar direkt ose kanë arritur playoff.

Ky është kompozimi i gjashtë vazove:

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hollandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Polonia, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandë, Republika Ceke, Norvegji, Irlanda e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnje, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëria, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbaixhan, Estoni, Kosovë, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Malta, Moldavi, Lihtenshtein, Gjibraltar, San Marino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *