• |
ide | kryesore

Armëpushimi në Nagorno-Karabakh, Franca kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare

-Instant, Lajme, Planet



Azerbajxhani deklaroi se kishte marrë kontrollin e tre rajoneve të para që Armenia ra dakord ti lëshonte si pjesë e një marrëveshje paqësore të mbështetur nga Rusia në 9 nëntor. Marrëveshja erdhi pas negociatave të udhëhequra nga presidenti Rus Vladimir Putin, pas më shumë se gjashtë javësh luftimesh këtë vjeshtë që shkaktoi mijëra viktima civile dhe ushtarake. Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate. Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor. Që nga armëpushimi, Rusia ka zhvilluar bisedime me Turqinë, një aleat kyç i Azerbajxhanit dhe një kritik i ashpër i grupit të Minskut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *