• |
ide | kryesore

Qëndron i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri: 17 humbje jete dhe 795 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbetet i lartë numri i të infektuarve dhe i viktimave prej COVID-19.  Nga 2.352 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë  me COVID-19 795 qytetarë, ndërsa 17 të tjerë kanë ndërruar jetë.

236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 795
Të shëruar ne 24 orë 388
Të shtruar në spitale 439
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.352
Testime totale 175.200
Raste pozitive 33.556
Raste të shëruara 16.230
Raste Aktive 16.610
Humbje jete 716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8463
Fier 1257
Durrës 1222
Korçë 934
Shkodër 885
Elbasan 804
Vlorë 834
Lezhë 689
Berat 527
Gjirokaster 469
Kukës 375
Dibër 151



1 Comment

  1. Po ndonje statistike te semuresh me influenza, dmth. grip, a kemi?
    Dhe sa kane vdekur ju lutem?

    Falemnderit(per propaganden)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *