• |
ide | kryesore

Real e PSG e presin: Juventus vendos të ardhmen e Cristiano Ronaldos

-Instant, Sport



Asnjë rikthim tek Real Madrid e as një kalim i praruar tek Psg. Cristiano Ronaldo mbetet ende tek Juventus deri në 2022, kohë kur përfundon kontrata natyrale e portugezit, pastaj, do të diskutohet nëse do të arrihet një akord për rinovimin. Kampioni portugez është i lumtur në bardhezi e edhe menaxheri i tij i fuqishëm, Jorge Mendes, shumë i kujdesshëm në dinamikat që qarkullojnë rreth të asistuarit të tij, për momentin nuk ka ndërmend ta heqë dorë nga kampionët e Italisë.

Me pak fjalë, do të diskutohet vetëm më vonë për rinovimin, sepse për CR7 stimujt janë ende e objektivi për të rikthyer Champions League në Torino e josh. Në 5 shkurt Ronaldo do të mbushë 36 vjec, por një lojtar me eksperiencën e tij ndërkombëtare mund të shërbejë, e shumë madje, për qëllimet e bardhezinjve.

Shoqëria piemonteze prej kohësh ka zgjedhur rrugën e rinovimit e freskimit, por, duke parë performancat e Ronaldos e atë cfarë po bën Ibrahimovic për Milan, dicka po ndryshon në këtë drejtim edhe në Torino. Përzierja e duhur e të rinjve e lojtarëve me eksperiencë mund të jetë vendimtare. Kjo mbetet për tu parë sepse, ndërkohë, Juventus e Cristiano do të vazhdojnë përpara bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *