• |
ide | kryesore

Justin Bieber problem me nominimet pë Grammy

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber  nuk ka vendosur se cilës kategori i përket albumi i tij “Changes” pasi albumi i tij i pestë mori një nominim për Grammy të martën (24 nëntor) për “Albumin më të mirë pop”.

Mirëpo, artisti me famë botërore thotë se ai i përket zhanrit R&B.

Ai i shkroi një letër të shkurtër “Recording Academy” duke e ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke thënë se misioni i tij për të bërë një album R&B nuk u nderua si duhet duke u vendosur në këtë kategori.

“Për Grammy-të, unë jam i kënaqur që jam vlerësuar për artin time. Unë jam shumë i përpiktë dhe i qëllimshëm në lidhje me muzikën time. Unë vendosa të bëja një album R&B. “Changes” është një album R&B. Por, nuk po pranohet si një album R&B dhe kjo është shumë e çuditshme për mua. Unë jam rritur duke admiruar muzikë R&B dhe kam dashur të bëj një projekt që do të mishërojë atë. Që ky album të mos futet në atë kategori më duket e çuditshme duke marrë parasysh akordet, meloditë, stilin vokal deri dhe bateritë e hip hopit që u zgjodhën, është në mënyrë të padiskutueshme, pa dyshim, një album R&B! Të jem i qartë, unë absolutisht e dua muzikën Pop, thjesht albumi im nuk i përket këtij zhanri. Mirënjohja ime për respektin e treguar për punën time mbetet dhe jam i nderuar që jam nominuar gjithsesi. “

Bieber ka luajtur me stilin herë pop dhe herë R&B gjatë gjithë karrierës së tij dhjetëvjeçare, duke nisur me albumin e tij të dytë në 2013, Journals, kur filloi epokën e ashtuquajtur “R & Bieber”. Ai me qëllim dalloi ndërrimin e zhanrit në projektin vijues për albumin e tij pop / dance 2015 “Purpose”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *