• |
ide | kryesore

Video/ Lot, dhimbje e lutje, Argjentina qan Maradonën, Napoli ndez dritat e stadiumit, Juventus e kujton me një gol

-Instant, Sport, Video



Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur gjithë botën e në vecanti Argjentinën e tij: tifozët e Pibe de Oro janë derdhur nëpër rrugë për të kujtuar idhullin e tyre, kush duke mbajtur veshur fanellën albiceleste, kush atë të Boca Juniors. Lot, dhimbje e lutje: kështu Argjentina kujton heroin e saj që nuk është më.

Zemra e Napolit shtrëngohet rreth kujtimit të numërit 10 të madh. Vdekja e Diego Armando Maradonës është një tragjedi e vërtetë për napoletanët që e ka vënë gjithnjë kampionin argjentinas mbi gjithcka e mbi këdo. “Tani është momenti i lotëve. Pastaj do të jetë momenti i fjalëve”. Dritat e San Paolos (që De Laurentiis e De Magistris duan tia dedikojnë Diegos) kanë shkëlqyer për lamtumirën e Zotit të futbollit.

Asnjë fjalë por një imazh, emblematik, për të kujtuar Diego Maradona e atë që ka përfaqësuar në histonë e futbollit në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Juventus ka dashur ti bëjë homazh kampionit të madh argjentinas, rival i shumë ndeshjeve, duke postuar në profilin e tyre zyrtar në Tëitter një video të një goli me goditje dënimi me dy pasime me një parabolë perfekte. Sfida është ajo e San Paolos në 3 nëntor 1985, fituar nga të kaltrit përballë Juventusit të Trapattonit pikërisht falë asaj kryevepre të Diegos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *