• |
ide | kryesore

Ky është i dashuri 9-vite më i ri i Tuba Büyüküstün

-Instant, Paparazzi, Slider

Një lajm bombë i këtij viti është konsideruar romanca e re e aktores së njohur Tuba Buyukustun me aktorin Ekin Mert Daymaz. Sipas medieve turke, aktorja bukuroshe, prej një muaji po frekuentohet me Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo. 38-vjeçarja është kujdesur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë lidhje të shkurtër, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Ba?dat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit. Në rrjetet sociale, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin dhe kjo, pa dyshim, për të fshehur çdo gjurmë në sytë e publikut. Aktorja e njohur për shumë seriale në Turqi është takuar nga miq të përbashkët me Daymaz dhe prej një muaji vijojnë të ndajnë kohë me njëri-tjetrin. Tuba Büyüküstün u nda me producentin Umut Evirgen pak muaj më parë. Daymaz, 29-vjeçar, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuço?lu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas. Thuhet që aktorja e bukur po e mban sekret dashurinë me Ekin Mert Daymaz.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu