• |
ide | kryesore

Nuk fiton Champions që atëherë: historia magjike e 1996 shkruhet në “Juventus në çatinë e botës”

-Instant, Sport



Champions League e Kupa Interkontinentale në të njëjtin vit të paharrueshëm: 1996 e shkruajti Juventusin e Marcello Lippi në albumin e artë të skuadrave legjendare. Një vit magjik brenda një cikli fitues, përgatitur e ndërtuar në kohë. Në librin e Enrico Turcato (me kujdesin e detajeve nga Moreno Torricelli) “1996 – Juventus në çatinë e botës” janë gjithcka e thënë dhe e pathënë, nga fjalët e Lippit për lojtarët e tij, tek dedikimi për Andrea Fortunaton, kujtimi i Avokat Agnellit dhe i gjithë rrëfimi i një ëndërre të veshur bardhezi.

Ajo armatë bardhezi kishte themele të forta, një drejtues në pankinë, lider të heshtur në fushë e një yll të ri që ndricoi mbrëmjet e Champions: emnri i tij ishte Alessandro Del Piero. Një rrugëtim entuziazmues, nga Torino në Romë e pastaj deri në Tokyo, rrëfyer nga goja e protagonistëve, që zbulojnë ekskluzivisht detaje të panjohura të atij viti që vazhdon të mbetet unik në mendjet e tifozëve bardhezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *