• |
ide | kryesore

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, gjykata liron për mungesë provash Admir Çerpjan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Mësohet se vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit. Çerpjas i kishin mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit dhe në mungesë provash është lënë i lirë.

Çerpja u dënua në vitin 2019 me 5 vite e 8 muaj burg. Ai përfitoi ulje pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe tashmë është përfundimisht i lirë nga të gjitha akuzat.

Çerpja ka treguar që pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin që ai u ka dhënë në banesën e Neim Avdulajt. Ky i fundit, sipas Çerpjas ishte personi që shpërndau paratë e shpërblimit.

“Më dhanë rreth 70 mijë euro në total, në valutë paund, euro dhe dollarë që ishin prerje të vogla. Unë doja më shumë, ka thënë Çerpja, por Dash Kupa nuk pranoi të më jepte, pasi mori edhe ai këstin e tij nga paratë e shpërblimit për dhënien e informacionit,”- rrëfente Çerpja para grupit hetimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *