• |
ide | kryesore

Video/ “Jorgjit bravo i qoftë për këtë që bëri”: Teuta nuk fiton përsëri, Martini i tërbuar me arbitrin

-Instant, Sport, Video



“Ndeshjen e dhe mund ta kishim fituar por edhe mund ta kishim humbur, ashtu si erdhi loja. Bëmë një pjesë të parë të mirë, në pjesën e dytë, na u prish gjithçka me kartonin e kuq”. Është një Edi Martini nervoz ai pas ndeshjes së barazuar në Ballsh me Bylis. Mbeten të pamundur durrsakët, por ndërkohë distanca me kreun rrezikon të rritet, pas barazimit të tretë radhazi në kampionat. Në Adush Muca u luajt një ndeshje e hapur në kërkim të fitores, që u mungonte të dyja formacioneve, që mund ta quajnë veten eksperte të barazimeve, me katër të tilla në 5 javë kampionat.

Në pjesën e dytë, gjithçka u vështirësua për Teutën, me durrsakët që mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Rustem Hoxhës, i cili pas një dueli ajror me Ndrecën, shakton faull dhe Jorgji e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë. Një episod që ka tërbuar Martinin që nuk ka ngurruar të tregojë edhe episodin me Jorgjin: “I thashë pse nuk ia dha Muratajt të kuqin. U bë e dyta herë, pasi edhe me Skënderbeun na u mohua një penallti, ku mund të shkonim 2-0. Arbitrat duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi pikët ikin. E di që nuk ka qenë e qëllimshme, por ne na penalizojnë, pasi jemi ekip pretendent dhe do luftojmë deri në fund për titullin”.

Ekip pretendent, por ndërkohë në pesë javë Teuta ka vetëm një fitore, ndonëse nuk ka humbur asnjë takim: “Ne kishim ardhur këtu me synimin për të fituar ndeshjen. Bylisi na rrezikoi disa herë në pjesën e parë dhe e dinim këtë. Nuk ia dolëm të shënonim, por lamë edhe hapësira prapa. Jorgji na dha një karton të kuq, por pak më parë ishte një karton i dytë i verdhë i munguar për Bylisin, atij bravo i qoftë për këtë që bëri”. Ky është barazimi i katër për të dyja skuadrat në 5 ndeshje kampionat, teksa Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve, për shkak se ka një fitore, ndërsa ballshiotët shkojnë në kuotën e 4 pikëve dhe nuk njohin ende fitore në kampionat për këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *