• |
ide | kryesore

Vazhdojnë thumbat mes Capital T dhe Ardian Bujupit

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme kanë nisur thumbat mes Capital T dhe Ardian Bujupit, për shkak të  deklaratës së  Kapos se Ardiani nuk është mirënjohës për “famën” që ka marrë prej tij. (Lexo këtu).Reperi Capital T është shprehur gjatë intervistës në “Gjoni Black” se bashkëpunimi i djemve “Andiamo” e kishte bërë më të famshëm e të suksesshëm Ardianin në Shqipëri.Pas kësaj ‘akuze’, Ardiani reagoi në InstaStory me një përgjigje për reperin, duke i kërkuar të mos fliste pas shpine por të takoheshin live.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Capital T, i cili në postimin e tij në InstaStory i drejtohet Ardianit:

“Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”- shkruan Kapo.

Kjo përgjigje është pasuar nga një tjetër përgjigje e Ardianit, i cili i bën thirrje Kapos të sqarohen mbrëmjen e sotme në një video live.

“Nuk mi the këto fjalë kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Ama shkojna live sonte dhe i shprehim.”- shkruan Ardiani, duke lënë kështu një “takim” për t’u sqaruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *