• |
ide | kryesore

Djali i Maradonës nuk e ka kaluar tronditjen: “Nuk e pranoj që ka vdekur, do shkoj ta përqafoj”

-Instant, Sport



“Nuk mund ta pranoj. Kishte ende shumë vite për tu zbavitur me familjen. Është dicka që nuk e di nëse do ta pranoj ndonjëherë. E humba kaq të ri…”. Këto janë fjalët e Diego Armando Maradona Jr, i biri i Pibe de Oro e Cristiana Sinagra, gjatë një interviste për Marca, ku tregon hapur se nuk po gjen paqe për ndarjen nga jeta të të atit në moshën 60 vjecare.

Duke qenë se vjen nga pozitiviteti me koronavirus, Diego Jr nuk arriti të jetë prezent në funeralin e të atit në Buenos Aires. “Jam në duart e doktorëve. Sapo të mundem, dua të marr avionin, të shkoj në Argjentinë e ti jap një përqafim, edhe pse nuk do të jetë si kam dashur gjithnjë. Se do të jetë nesër, pas një jave ose dy, nuk ndryshon asgjë sepse im atë, fatkeqësisht, nuk është më”, shtoi ai. “Kjo pandemi i ka goditur të gjithë, edhe atë. E ndjeva të trishtuar kohët e fundit, por nuk e kisha menduar kurrë më të keqen. E dinim të gjithë si ishte, por jemi munduar gjithnjë ti japim zemër”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *