• |
ide | kryesore

France Football i jep Maradonës e Pele ‘Topat e Artë’ që nuk morën në karrierë: ja sa trofe do kishin fituar legjendat

-Instant, Sport



Nuk ka fituar asnjë Top të Artë në karrierë e më të rinjtë mund ta harrojnë për këtë motiv, por ka një shpjegim për këtë dhe është shumë i thjeshtë: France Football hapi kanidaturën për lojtarët jo europianë vetëm në 1995, kur karriera e Pibe de Oro ishte në rënie. Një vit më pas iu dorëzua një cmim për karrierën por sot, pak ditë nga ndarja nga jeta e argjentinasit, revista franceze ka pyetur veten sa Topa të Artë do të kishte fituar Maradona nëse cmimi do të ishte i hapur që nga lindja e tij.

Sipas France Football, përgjigja është dy: ai në 1986 (që u fitua në të vërtetë nga Belanov) në vitin e Botërorit të fituar nga Argjentina e atë në 1990 (cmimi shkoi për Matthaus) pavarësisht finales së humbur në Itali, por me një titull kampion me Napoli që ia rrëmbeu Milanit.

Duke vazhduar me këtë arsyetim, revista franceze ka shpjeguar se, duke nisur nga fillimi për të gjithë, Pelé do kishte fituar shtatë mes fundit të viteve 50 e fillimit të atyre 70: braziliani (i emëruar futbollisti i shekullit nga francezët në 1999) pati në ato kohë më pak konkurencë në krahasim me kampionët që sfidoi Maradona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *