• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham ngec në Austri, Morinho tërbohet në shtesë: Zorya turpëron Leicester

-Instant, F1, Sport, Video



Milan fluturon në 1/16 e Europa League edhe falë fitores së Lille, që mposht 2-1 Sparta Praga e kualifikohet bashkë me kuqezinjtë. Në grupin H, francezët përmbysin gjithcka për të marrë fitoren dhe kualifikimin si e parë e grupit. Objektiv i arritur edhe nga Tottenham i Josè Mourinho (3-3 me LASK) por jo pa tërbuar Special One, nga Villarreal (1-0 ndaj Sivasspor) e nga Sporting Braga (4-2 përballë AEK Athinë).

GRUPI G
I ka mjaftuar Bragës fitorja në transfertën greke për tu kualifikuar. Suksesi i portugezëve 2-4 përballë AEK Athinë i ka ngjitur në kuotën e 10 pikëve, duke barazuar Leicester në vendin e parë (gjithashtu i kualifikuar). Anglezët kanë komplikuar cështjen vend i parë me humbjen 1-0 përballë Zoryas në transfertë. Vendosi goli i shënuar nga Sayyadmanesh gjashtë minuta nga fundi.

GRUPI H
Përcaktohen dy skuadrat e kualifikuara: Lillë e Milan avancojnë në 1/16 me fitoret e arritura në shtëpi, respektivisht kundër Sparta Pragë e Celtic. Francezët janë të parët me 11 pikë, por me fitoren 2-1 kundër cekëve i dhuruan kalimin e turit edhe kuqezinjve me 10. Rikthimi i Piolit në pankinë ka qenë i suksesshëm me 4-2 ndaj Celtic, ku vlen për tu përmendur goli spektakolar i Hauge.






GRUPI I
Villareal siguron kalimin dhe vendin e parë me fitoren 0-1 në shtëpinë e Sivaspor. Spanjollët ngjiten në kuotën e 13 pikëve, ndërsa turqit me 6 pikë do të luajnë ndeshjen e fundit me shpresën për të parakaluar Maccabi Tel Aviv që ka dy pikë më shumë. Izraelitët komplikuan cështjen me barazimin 1-1 ndaj Qarabag.

GRUPI J
Antwerp ruan vendin e parë, deri në përplasjen e fundit me Tottenham, pas fitores 3-1 ndaj Ludogorets. Në fakt ishte një sukses i pritshëm i belgëve që sigurojnë kalimin e raundit, ashtu si edhe Tottenham, por Mourinhos nuk i ka shkuar për shtat barazimi 3-3 në Austri kundër LASK. Golit të Michorl në fund të pjesës së parë, londinezët iu përgjigjën me Bale e Son. Ekuilibrat i vendosi edhe njëherë Eggestein, ndërsa goli me penallti i Delle Ali u duk se vendosi ndeshjen, deri kur në shtesë realizoi Karamoko. Gjithësesi me dy pikë diferencë mes skuadrave, Spurs mund të marrin vendin e parë me një fitore në ndeshjen direkte me Antwrp.






GRUPI K
Kalon më tej Dinamo Zagreb madje si vend i parë pas fitores 0-2 në Hollandë ndaj Feyenoord. Kroatët vazhdojnë të impresionojnë në grupe, këtë herë duke i shkaktuar një humbje Feyenoord (5 pikë) që mund ti eleminojë ata nga kompeticioni. Pikërisht kështu, sepse Wolfsberger ka shkuar të fitojë 0-1 në shtëpinë e CSKA së Moskës, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve. Vendosi goli i shënuar nga Vizinger në pjesën e dytë.

GRUPI L
Nuk i bëjnë keq njëra-tjetrës Crvena Zvezda e Hoffenhaim me gjermanët që ruajnë vendin e parë pas transfertën serbe. Për skuadrën e Stankovic vlen kalimi i raundit, ndërsa në takimin tjetër fitore e Liberec në Belgjikë, 1-2 përballë Gent.

EUROPA LEAGUE – GROUP G
AEK Athens 2 – 4 SC Braga
Zorya 1 – 0 Leicester City
EUROPA LEAGUE – GROUP H
AC Milan 4 – 2 Celtic
Lille 2 – 1 Sparta Prague
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Qarabag FK 1 – 1 Maccabi Tel Aviv
Sivasspor 0 – 1 Villarreal
EUROPA LEAGUE – GROUP J
LASK 3 – 3 Tottenham Hotspur
Royal Antwerp 3 – 1 Ludogorets Razgrad
EUROPA LEAGUE – GROUP K
CSKA Moscow 0 – 1 Wolfsberger AC
Feyenoord 0 – 2 Dinamo Zagreb
EUROPA LEAGUE – GROUP L
FK Crvena Zvezda 0 – 0 Hoffenheim
Gent 1 – 2 Slovan Liberec



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *