• |
ide | kryesore

“Je shërbëtor i Ramës”/ Endri Shabani përplaset me Agron Gjekmarkajn në TV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një debat mbi partitë e vogla, por edhe të rejat të krijuara së fundmi, u kthye në replika ofendimesh mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të nismës “Thurje”, Endri Shabani.

Gjekmarkaj akuzoi se partia e kryesuar nga Shabani “po dërgon ujë tek burimi i kryeministrit Rama”, duke shtuar se ata do të përpiqen të marrin vota brenda opozitës.

Ndërkohë Shabani nuk ndau të njëjtin mendim me analistin dhe shtroi pyetjen se “partitë e vogla nuk kanë të drejtë të futen në zgjedhje”?

DEBATI

Agron Gjekmarkaj: Dërgon ujë tek burimi i Edi Ramës.

Endri Shabani: Ma shpjego tani. Nëse hedh akuza sqaroji.

Agron Gjekmarkaj: Kjo e kandidimit të katër qarqe është bërë në mënyrë për të mbledhur vota. Ju nuk e dëmtoni sepse vota keni pak. Janë dy ekstreme, opozita e bashkuar dhe qeveria, kanë dalë disa forca që kanë diskurs opozitar dhe do të merrni vota tek pellgu i opozitës.

Endri Shabani: Unë them që je shërbëtor i atij dhe atij, por nuk e them.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ke këllqe të bësh këtë. Unë nuk merrem me ty, rri se do të them një gjë që se mban dot pastaj.

https://www.youtube.com/watch?v=vvn6efD4bNM&feature=emb_title



8 Comments

  1. Keta hane dy leksha. I genjen rama me noi projekt fondacioni ose tender bashkie nga lali er-kellira. E shesin bythen per dy lek.
    Por ajo rudin eshte interesante se e genjen mendja qe ka votues apo i duket vetja lidere e re . O zot cfare te marresh te rrezikshem ka ky vend
    Rama.lali eri, gjeneral kimiku … etj si dhe keta te loqezuarit si shabani me shoke.
    I hyjne politikes per te vjedhur dhe marrezite e tyre skane te sosur.
    Popull fatkeq

  2. Ai Cupi te emisioni tjeter eshte sherbetori Rames, megjithese nga te paret ne PD.
    Ky mjekra, edhe ky i shitur te Rama.

    Keta te dy jane te fundit e nje liste te gjaaaaate qe fillon me Meksin, Hajdarin dhe qe ne fakt perfshin gjithe firmetaret e PDs. Monopolin e se djathtes e ka vetem Lul kamarieri Rinasit qe mbaroi shkollen me paret e Sorrosit dhe sigurisht ish sekretari i PPSH.

    Ah po, Gjekmarkaj nuk eshte sherbetori askujt.

  3. keto jane capaculat e blere nga rama dhe mendijne se ne shqiperi u be deti kos o bura te veme me luge ne brez duke filluar nga rudina hajnia e cila e ka per fis hajduterine parti te krijuara pa vizione

  4. Këta të thurjes fluturojnë me p….. në b….
    Besojnë se do të shkatërojnë gjithë klasën politike aktuale.Nuk kanë këllqet ta bëjnë këtë.Dy partitë kryesore janë të rënjosura aq shumë sa askërkush nuk i shkatëron kollaj.Praktika e deritanishme ka treguar se të gjithë ata që kanë bërë një gjë të tillë kanë dështuar.Kështu dhe kjo kompani do të ketë të njëjtin fat, aq më tepër bëhet në një moment shumë delikat duke ngritur opinionin që po bëhen mashë të Ramës.Ndoshta janë ëndrimtarë më tepër sa çduhet!!!!

  5. Po ti Gjenmark kaq i pavarur je!!!
    Qe i lejon vetes te besh akuza te tilla.
    Nga nje ane themi 30 vjet te njejtat fytyra, nga ana tjeter sa del nje i ri e etiketojme i ketij apo atij.
    Te gjithe ata analiste aty , te mbeshtesin rrymat e teja, dhe koha do e teegoj nese jane te varur apo jo.
    Por jo sa nis nje gje e re, o burra ta sulmojme.
    Sulkojme Endri Shabanin si pjese e Rames, per te nxjerr Lul Bashen shpresa e ketij vendi.
    Basha eshte po aq karte e djegur sa Rama Meta me shoke.

    1. O Ada e Bodrumit, nuk eshte Basha shpresa e ketij vendi por logjika e ndryshimit… Te tuat jane arsyetimet tinzake te Rames& Veliajt ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *