• |
ide | kryesore

Edhe “Nisma Thurje” me kandidat të sajin për Tiranën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Thurje



Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka zbuluar se do të jetë ai që do garojë për këtë forcë politike në Tiranë. Edhe pse tha se vendimi do të merret nga strukturat e partisë ai pranoi se do të jetë ai në krye të fushatës përballë Veliajt dhe Këlliçit.

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën.

Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni.

Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar. Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, – tha Shabani në një intervistë në emisionin “Frontline” në News 24.

Shabani tha se “Nisma Thurje” është një alternativë e re për qytetarët. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Surpriza/Arlind Qori, kandidat për bashkine e Tiranës



8 Comments

  1. Sorosi eshte versulur si cdo pale zgjedhje. Kesaj radhe hodhi Arlind Qorrin, Endri Shabanin, Lajla Pernasken dhe ate mortjen tjeter Gabia… si mbaj mend emrin.

  2. Kush te njeh ty Endri minimumi qe ne shkolle te mesme jo vetem voten nuk ta jep, por do punoje qe askush mos genjehet prej teje …A do maresh dot dhe votat e famil jes?

      1. Ne i nderrojme here pas here dhe japim disa alternativa per target groupet specifike.

        Bojaxhiu na beri shume pune atehere.

  3. Njehere Bojaxhiun, pastaj Blushin, pastaj abstenim nga Basha..tani Shaboni..financohen nga Rama qe ti heqin vota PD..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *