• |
ide | kryesore

Surpriza/Arlind Qori, kandidat për bashkine e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Lëvizja Bashkë” do te dalë me një kandidat të sajin për bashkinë e Tiranës. Ndonëse gjykata po e sorollat regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje tashmë, grupini sak tjemelues ka marrë vendimin të përfaqësohet në kryeqytet me Arlind Qorin. Në një njoftim në Facebook ai ka shkruar:

“Kur aktivistet/ët e Lëvizjes BASHKË më propozuan të kandidoja për Bashkinë e Tiranës, nuk isha i bindur. Dy gjëra më bezdisnin: 1. Parimi se një lëvizjeje si jona nuk i shkon të nxjerrë të parin gjithmonë “kryetarin”, por duhet të jetë novatore dhe e guximshme në propozime. 2. Unë nuk jam mësuar dhe nuk kam ndër mend të mësoj se si bëhet fushatë për veten. S’do të më pushonte goja nëse do t’u kërkoja bashkëqytetarëve votën për një punëtor, student apo intelektual të guximshëm. Po për vete, “më votoni mua sepse kështu e ashtu!”, meazallah.

Gjithsesi çka më bindi në fund ishte vështirësia e garës dhe pritshmëria që ndaj Lëvizjes BASHKË do të nisë një fushatë sulmesh e shpifjesh të cilat askush më shumë se unë, më i përkëdheluri aktivist, nuk meriton t’i mbajë mbi shpinë e t’i durojë në fytyrë”.

Në njoftimin e tij Arlindi bën me dije se edhe nsmëse gjykata e pengon regjistrimin e Lavizjes Bashkë në zgjedhjebai donta bëjë këtë përmes mbledhjes se firmave te qytetarëve.

“Me apo pa njohjen e gjykatës, me 3000 apo 7000 nënshkrime qytetarësh, me apo pa mbulim mediatik, me të gjithë të pushtetshmit, oligarkët e zullumqarët kundër, por me zemrën dhe sakrificat e përditshme të qindra shoqeve e shokëve të mi në Lëvizjen BASHKË dhe, me shpresë, me mbështetjen e shumë e më shumë qytetarëve në këtë rrugë, emrin tim do të keni mundësi ta lexoni në fletën e votimit për kandidat të Bashkisë së Tiranës” ka shkruar ai duke njoftuar se nwnshkrimet mblidhen para Bibliotekes Kombetare.

®Lapsi.al



14 Comments

  1. Mbulim mediatik keni sa po plasni. Vetem javen e fundit, te pakten 4 dalje mediatike dhe akses i pakufizuar ne media te pushtetit. Vuajtje te medha po heq Selfo Qorri, censure te shfrenuar. Madje edhe portale qe marrin reklama nga Samir Mane e promovojne jo sikur te ishte kryetaruc i nje shoqate me 10 anetare por sikur te ishte lider i sovjetit te Petrogradit me 50 mije pasues. Dhe ky justifikimi: “po hyj ne gare se eshte sfide e veshtire’ eshte tamam si ai skeçi Cekes së Beratit kur prezantonte repertorin e grupit artistik ‘Lemeria’: vallen Junaj Çurop do ta udheheq vete, se eshte numer i veshtire.
    A damllaja ty dhe “revolucionarizmit” tend te skaduar o vegel e Erion Velise.

    1. I mbytur,ashtu te lumte,lufte frontale gjithkujt qe nuk eshte me non graten,mbajeni fort mbas 3 marsit se mos ju vdes nga marazi…

  2. Ju perkrahesit e plakut rrangalle jeni te çuditshem dhe tamam me ide ekstreme komuniste qe kush nuk eshte me Berishen automatikisht eshte me Ramen,pra tamam si Enveri qe thoshte o me ne o me ata rruge te mesme nuk ka…

  3. o legenat e sali berishes ju thoni qe A Qorri eshte me Ramen Pederastet e rilindjes thon eshte me salen Gjeni nje te perbashket se hale jeni te dy palet A qorri eshte qytetar ne rradhe te pare Jo si ai veza lluke ,,kellici

  4. Respekte zoti Arlind . Une megjithese jam I djathte , do votoj per ju dhe levizjen tuaj popullore sepse ju na jepni shprese nderkohe qe partia jone demokratike ,po grindet per vula edhe per firma .Suksese.

  5. Po cfare shprese te jep ai ty kur ska punuar nje dite ne administrate dhe nuk di A-ne saj e jo me te drejtoj nje metropol si Tirana. Vetem ne Albanistan sheh te tille kandidate qe se kane haberin e shtetit dhe ekonomise por qe katapultohen neper vende kyc ne administrate e me tej. Me thuaj nje vend Europian Arber ku ndodh kjo?

  6. U dogje kot….Arlind …ky eshte sherbimi qe meriton me fallcitetin tend si kundershtar regjimi, por qe punon pa reshtur per te…..loje shahu te vjeteruar po luan dhe te kuptohen levizjet ….je i pavlere …

  7. Nqse do ishte i Veliaj do i kishte mbledhur firmat! Une besoj qe Arlindi eshte njesoj kundershtar i te majtes dhe te djathtes, per fatin e keq ne shqiptaret jemi militante te 2 partive te medha! Perballe Veliaj dhe Kellicit, zgjedhja eshte e thjeshte..dike kunder tyre! Kush voton per Kellicin ka votuar per Ramen, pse mendoni ju se Sales nuk i dridhen leqet e kembeve per djalin qe e pret burgu? Zgjohuni njerez, votoni ndryshe kete here ..

  8. Edhe emrin e Lëvizjes e ka kopjuar nga Beogradi. Levizja “Bashke” eshte kopje e Levizjes “Zajedno” (Bashke), te kryesuar nga shovinisti i terbuar Vuk Drashkovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *