• |
ide | kryesore

Saliu se fut dot kullën në thes

1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Falë aksionit simbolik të lëvizjes Bashkë dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta të Arlind Qorit, ngritja e një përbindshi betoni në vend të një parku në qendër të Tiranës ka marë trajtat e një teme kombëtare. Gjithçka ishte planifikuar të ndodhte ndryshe. Kulla më e re, me 64 kate, e propoganduar si më e larta në Ballkan, duhej të hidhte shtat pa zhurmë.

Ndaj dhe rrethimi i lulishtes dhe behja e eskavatorëve u bë në këtë pisk vape, kur kryeqyteti është më i zbrazur dhe mediat më të përgjumura.

Edi Rama dhe Erion Veliaj donin ti qëndronin besnik strategjisë mashtruese që i detyron të pozojnë me pemë në sfond, ndërsa qytetit po i’a marrin frymën me beton. Nga një anë nuk kanë faj. Ata janë të ndërgjegjshëm që po bëjnë një krim. Në tre dekada pas rënies së komunizmit hapsira e gjelbërimit në kryeqytet është reduktuar, nga 5.2 metër katrorë për banor, në 0.7. Brenda unazës së madhe, sipas një projekti të Co Plan, janë zhdukur plot gjysëm milionë metra katrorë sipërfaqe natyrore. Dhe në këtë pikë nuk kemi të bëjmë me një debat estetik, nëse janë më të bukura gratacielat apo parqet. Agjensia Evropiane e mjedisit ka arritur në përfundimin se falë ndotjes së ajrit, numri i vdekjeve këtu ka shkuar në shifër të barabartë me jetët që mori Covid-19. 

Lexo me tej:

PAMJET/ “Lëvizja Bashkë” proteston kundër kullave në Tiranë 

Pikërisht për të fshehur këtë politikë vrastare, çdo kullë e re duhet të ngrihet pa zhurmë. Por, kur lëvizja Bashkë e theu me guxim këtë heshtje, propoganda e rilindjes kaloi në skenarin numër 2. Po të shihje mediat dhe rrjetet sociale ato shpërthyen si me buton në akuza të pafundme për korruptimin e opozitës reale, të drejtuar nga Sali Berisha. Titujt kryesorë dhe statuset e shumfishta akuzonin familjen Berisha dhe njerëzit pranë saj, se ishin aksionerë të këtij krimi të ri. Prandaj, vazhdonte skenari, PD po heshte për ndërtimin e “Malit të Tiranës’.

Nuk e di se sa të vërteta janë aludimet se i biri i Berishës është pjesë e këtij projekti, apo se biznesmenë që kanë përfituar në kohën e pushtetit të demokratëve janë të përfshirë aty. Por, as nuk do çuditesha, as nuk do befasohesha, që realisht të ishte kështu. Kanë dhënë aq shumë shembuj në të shkuarën, sa mund të paragjykohen lehtësisht edhe sot. Prandaj këto akuza, për një moment, po i mar të mirqëna.

Por edhe nëse e bën këtë pakt me veten, sërish logjika nuk gjen paqe pa shtruar një pyetje: vall kush është më tepër fajtor, Berisha, të cilit, sipas autoporlantëve të rilindjes i kanë blerë heshtjen, apo ata që ndjekin vazhdën e vendimeve kriminale në dëm të qytetit? Kjo dilemë të shpie edhe në pyetje të tjera: A e lehtëson mëkati i supozuar i Saliut pozitën e dhënësve të lejes, Rama dhe Veliaj? Fakti se paskërkan korruptuar edhe Berishën a i bënë ata më të ndershëm, apo më mëkatarë në sytë e qytetarëve? Nëse ata kanë arritur të mbyllin dhe gojën e pjesës më të madhe të opozitës, a nuk do qe kjo akuza më e rëndë për gratacielën e miratuar tetorin e shkuar përmes një konkursi ndërkombëtar?

Katastrofale/ Shikoni (zonë më zonë) çfarë ajri thithim në Tiranë

Këto dilema nxjerrin në pah se deri në ç’pikë ka degraduar argumenti i propogandistëve të rilindjes. Mënyra e vetme për të mbrojtur shefin e tyre është të demostrojnë se për krimin e radhës ai ka arritur të korruptojë edhe kundërshtarët.

Në fakt, kjo nuk është një taktikë e re. Kur opozita drejtohej nga Basha, ata bënin të njëjtën gjë. Në vend të mereshin me koncesionin e traut mbi rrugën e kombit, e vinin theksin tek fakti se PD e shiti kauzën e kuksianëve; në vend të shihnin milionat e grabitura tek unaza e re, i mëshonin lidhjeve të Lulit me Victoria Invest. Fabula është e njëjtë: Rama ka të drejtë të abuzojë, për sa kohë është aq i zoti sa të blejë kundërshtarët.   

Kjo lloj strategjie është absurde. T’a kritikonte opozitën për pasivitet apo shitje Arlind Qori, ose Fatos Lubonja, që e kanë shndërruar në kauzë të tyre mbrojtjen e qytetit nga grykësia e oligarkëve dhe kthimit të tij në një lavatriçe të pastrimit të parave, patjetër që mund të kishte kuptim. Por të mbash qëndrimin se Rama po bën gjënë e duhur, por fajin e ka Berisha që nuk e shan, kjo e shndërron të gjithën në haluçinante.

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës

Pikërisht, një shkarje ledhi e këtyre përmasave tregon se kush është në anën e drejtë dhe kush në anën e gabuar të polemikës që vazhdon, asaj për betonizimin e Tiranës. Dhe në këtë pikë, një nga gjërat më pak të rëndësishme është roli që luan një opozitë e ndershme, apo e korruptuar qoftë. Sepse, para se të jetë partiak, ky konflikt është midis vendimarrësve dhe qytetarëve. Ai përball ata që grykësia i shtyn të na grabisin lulishtet, pemët, ajrin e për pasojë edhe vite nga jeta dhe shumicën që e pëson në heshtje këtë padrejtësi. Prandaj për debatin e hapur nga gropa e rokaqiellit më të ri të qendrës, ka shumë pak rëndësi morali i Berishës. Fakti nëse ai është i ndershëm apo i përlyer, nuk është prioritet i asaj që po ndodh. Në këtë rast palët ndahen ndryshe: ose kanë të drejtë Arlind Qori dhe aktivistët e tij që po mbrojnë një lulishte, ose ka të drejtë Rama dhe Veliaj që kanë firmosur një tjetër përbindësh betoni…  

©Lapsi.al

 

 

 

           

 

 



53 Comments

    1. Problemi Bushat, është se janë mutër të dy.
      Mut Rama, më mut Berisha.
      Kjo tregon se populli nuk ka besim te askush.
      Sepse opozita është e blerë me pallate në Tiranë dhe rezorte në bregdet.
      Populli që nuk ka bukë të hajë, nuk pret që të çlirohet nga miliarderët, me anë të disa miliarderëve të tjerë.
      Apo jo Namut, meqenëse qënke akoma gjallë?

      1. Problemi qe kemi eshte prej 10 vjetesh emergjenca kombetare edi rama

        Kanabizim kriminalizim abuzim korrupsion narkoshtet betonizim
        Shkatërrim i një vendi , largim biblik për të mbushur xhepat e vet dhe të atyre që e kanë sponsorizuar

        Emergjenca kombetare edi rama kërkon mbështetjen e të gjithëve shqiptareve qe kanë 2 pare mend në kokë , ose e hëngrën të gjithë.

          1. Të gjithë në koridoret e SHQUPI-t po flasin.
            Bile ka zëra që Muli i ka thënë doktorit: – Lene se e kemi dhi!
            Eh Edin Ramuti! Paske pas fat të madh.
            Kur të mërzitesh, lenja Zahos qeverinë.

      2. Si ore qenkan njelloj te dy,saliu nga gropë e ktheu në lulishte kurse edvini me lal plehun po e bëjnë pallat 160 katësh,berisha është n opozitë tah 11 vjet dhe akoma e paska fajin,jeni shumë hale dhe medja të flliqura që bëni propagandën e ramës

        1. Kripën ta hodhi ajo!

          E gjetëm vangjel!!!!!

          Komentuesit janë të fugës . Kullën e ramës dhe lejen e kullës nga rama nuk e komentojnë dot

          Javës tjetër do dalë zeni me tigrin ahmetaj ortakë

          Cirk i shpifur

    2. Pusho!
      Fajin e ka saliu!

      Prit se do nxjerrin teori tjeter

      Narkoshteti i ramës ka plot lekë me ble ca kazan media e hiçgazekarë!

    3. Mero Baze , labi i vogel BYTHELEPIRES i te gjitha pushtetareve , mjafton ti japesh nje kocke per ta lepire , LAB HESAPI nje me turq ! thotë:

      Shqiptari ne pergjithesi , Labi ne veçanti , dhe komunistet pa perjashtim shesin bythen per para .
      Kjo eshte history e tyre , qe nga Enveri e deri tek Edi sot duke perfshire zagaret tip Baze , Tarifa Islami , pasardhes osmanllinje , rraca me shpifur ne ballkan .
      Shikoni Meruan Baze ishte BYTHELEPIRES i Sales kur ishte ne pushtet pastaj I Nanos dhe se fundmi I Edvinit , ku ka byth per te lepire eshte Merua mjafto ta pagush sadopak . Fjala njeri me KARAKTER ne disa zona te Shqiperise eshte zevendesuar me HAJDUT ,, e kane TRASHEGIMI NGA TE PARET .

    4. Respekte per z Berisha qy e sfidoj edvinin e zi edhe lali erin e fikut.Respekte per alindin qy protestoj ,respekte per ju shtypin e liris demokracis qy mbroni demokracin edhe gjelbrimin e liris.Respekte per z lulin qy denoncoj aferat e kulles qy do ngriet te gropa e alajdin sedis.Edvini I zi I drogs ,korrupcjonit,afers djegsorit sorosit,illuminati asht humbs I zgjedhjeve.Rama ik,ik.

  1. Bushat, fajin do ta kete Berisha(madje Salihu, sic i thone bolsheviket e rinj) edhe pasi te vdese…..
    Keshtu eshte!

  2. O Bushati.Po nuk vazhdohet tërë jetës duke thënë që fajin e ka Berisha.Dhe nëse e thua i beson propagandës rilindase.Por kam mendimin që don që thuash kështu.Te pëlqen të jesh mbi krahëve politikë që janë të mëdha.Mendon se Qorri është zgjidhja më e mirë.Jo or mik o bëj gazetarin e pavarur dhe mbështeti ato që thua për këtë rast o bëj politikanin e majtë dhe mbështetësin e Qorrit.Deklarohu o tillë e bëj propagandë sa të duash!!!

  3. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Cecenet e salihut sulmojne Bushatin per nje shkrim qe merr guximin te kritikoje salihun pas 10 vjetesh,shko o gimi lepija bythen bushatit qe mos ti nxjerri te palarat salihut,tani salihut i pelqejne milionat e eurove jo pushteti,por shurranjoset maloke duan pushtet si gimi etj etj

  4. O syleshat patronazhista pasardhësit e pjellës komuniste dhe marksista-leninisat e rinj Qorr-at , që merreni edhe me mutin e Saliut dhe çeçenëve të Saliut , se ç’farë ngjyere dhe erë ka edhe pse dhjesin në halen e shtëpis tyre . Hapni sytë dhe mendjen , (në veçanti fshatarët injorant , mbasi nga ata rrezikon më shumë historikisht ky vend), të merreni me krimin , drogën dhe betonin e bastardëve pasardhës të krimkomunistave të kryekriminelit me kartel psikopatie Ram mostrës dhe kryekurvën Lal fshatar fikun , që shkatërruan këtë vend dhe , që po mbysin miletin për t’jua bërë të padurueshme jetën për të marr arratinë nga sytë këmbët .

    1. Paskemi lindur me këmishë.
      Sa të jeni ju çeçenët, ne patronazistët do të jetojmë përherë të lumtur.

      Sa për fshatarët,mpo heqim keq edhe ne.
      Pse u mbushet mëndja. Bythëgrisur dhe pabuksa, po pse e tradhëtojnë Salën!? Meazallah!
      Ja shiko, ku fitoj Sala. Në fshatra dhe zona ku të,çan uku.
      Po megjithatë nuk mërzitemi.
      Ne ktë punë kemi.
      Për ktë paguhemi.
      Rrofshin fshatarët!
      Rrofshin çeçenët!

      Hë se harrova. Dhe Namuti. Namut, hap sytë, mos e var veten, se na la pa punë.

    2. Bravo çeçeni ,koment shumë i mirë,inteligjrnt që ske çfar i shton as çfarë i heq.Deri kur do e shtynë me këtë fajin e ka saliu një zot e di,kta që e ndertojnë dhe e betonizuan tiranën dhe gjuthl bashitë që i kanë pas për kohë t gjatë nuk kamë faj

  5. Ajo quhet gropa e Ajdin Sejdise dhe ka 27 pronare .Nuk ja dhane Sejdise se i kishte pare jo te ndershme dhe ja dhane Zenit qe i ka pare te ndershme.
    Asgje te re nuk ka,ka vetem nderrim karrigesh dhe emrash.
    I lumte Zenit qe ka 2 filma te hollivudit dhe 2 vrasje,
    Rama po njelloj :-une nuk di gjo vetem nqs Veiaj e ka bo vehte,
    Shkoni e votoni tani PS,PD,etj ppppe r pera.

      1. Si nuk doli nje foto e Zenit me Ilir Shtufin se do kishim bere gallate njesoj si me foton e Mandri Shkullakut me Tigrin. A pika qe sju bie budallenj qe do beni skenare mediatik ju me Tigrin qe futi ne siklete familjen e vet bashke me miqte e nje jete 🤣🤣🤣

  6. Me kete sperdredhje epike te Andi Bushatit, me ne fund ka arritur qe ta vendose koken e tij direkt perballe sumes :).

    1. Edhe ne kete rast Andi si kamikaz ne mbrojtje te Berishes. Po Andi fajtori kryesor per kete masaker betoni ne mes te Tiranes dhe ne gjithe territorin e saj eshte Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Po nese Berisha&Meta do te reagonin si Arlind Qorri jo vetem per kete kulle por shume e me shume te tjera para saj menxyra Rama-Velia e kamufluar me propogande estetike te mafjes se ndertimit dhe pastrimit te parave te pista do ishte frenuar dhe jo te shkaterronte pa limit. Rama per te mbreteruar i pa shqetesuar zbaton teorine e zenies se fytit me kocken e korrupsionit zerave opozitar dhe ne kete aspekt heshtja e Berishes eshte domethenese sepse qe nuk len gje pa pergojuar hesht si fija e barit ndaj ketij skandali, kocka qe ja ka zene fytin qenka vertete kulle perbindeshe.

  7. Me vjen keq per Bushatin qe do mbetet si trung kur te dale ne shesh se Qorri te cilit ai i beson si Messiah, eshte thjesht nje vegel qorre e Ed Rames, nje pisqolle me saçme kripe qe ai e vringellon sa here i duhet qe: 1 – Te mbaje nen presionin e “rruges”, ata te vetet; 2 – te delegjitimoje opoziten duke krijuar perceptimin se ajo nuk e gezon simpatine e “mases”, e cila nga halli qe s’ka opozite, nxjerr bijte e vet me te mire ne balle te luftes dhe 3 – Ta kercenoje perendimin me rrezikun e radikalizmit te majte latent, perballe te cilit mbajtja ne pushtet e Rames me gjithe korrupsionin dhe inkompetencen e vet, behet befas e durueshme.
    Gjynaf Bushati, genjehet lehte dhe madje as nuk arrin te habitet pse Samir Mane qe ia financon Lapsin, nuk merzitet kur Lapsi fryn artificialisht Qorrin, i cili medemek eshte veteshpallur armik i papajtueshem me oligarkine ne pergjithesi dhe Manen ne vecanti. Vertet gjynaf.

  8. Mua me duket me e thjesht situata se sa lakimi i emerave te perveçem.:- 1. Beni publike lejen e dhene per kete shumekatesh. 2 Analizoheni juridikisht sa e ligjeshme eshte. 3. Analizoni personin qe i eshte dhene leja a i permbush kushtet ligjore e financiare per kete ndertim.4. Origjina e parave qe financoje kete godine te stermadhe.

  9. Ne toke , kulla do te kete formen e vvrrimes se Rames , ndersa ne lartesi te “arifit” te Beerishes.
    200 m e larte eshte projektuar, edhe 10 kate do te behet shtese pa leje…

  10. Qe eshte dhene me firmen e Rames, nuk diskutohet,,, mbasi eshte kryetari i keshillit te teritorit, e ai vendos.Por si e qysh vepro nen dore e me marifetet e sektit, vetem keta kodoshe dine te bejne.Dora e mendimi, e veprimi eshte dy mafiozeve,RAMA, VELIAJ,.Patronazhistet zgjebeqare servila, .orracake spiune te sotem, komentojne qurret qe u jep e qe hane nga gjerizi rilindjes.Perse nuuk behet i ditur investitori, sa kapltal e aftesi ka, nga e si i ka, por hidheni direkt ne politike, e lidhni me djalin e vete Berishen, qe si e si per te ulur opinionet e realitetin e skandaleve tee shtetit, sepse, kondra pergjigjet kane qene bindese se ata as qe kane lidhje me ate gradacele, por trillohen hga propaganda e sektit.Ky lloj sekti i rrezikshem ka prejardjen nga kodoshet e kuq, e keta krimba gjerizi sot quhen bira kurvi.Kjo eshte realiteti i morrave te kuq e pushtave shtetare qe kemi mbasi e vertetuan qe jane trashgimtare te morrit te kuq.

  11. A e shihni o shqiptare te ndershem qe ne kete kakofonine tone eshte shume e veshtire te gjesh kush eshte e verteta e kush genjeshtra? Tere mediat po merren se a eshte e perfshire familja e Berishes apo jo,haruan inceneratoret,haruan 3 mije e ca klientet e aplikacionit Sky ( operacioni Metamorfoza),perfshirjen e krimit ne drejtimin e shtetit.Ky ishte qellimi i perfshjes se Berishes ne gjoja kete afere , te largonte vemendjen nga ato qe i djegin me shume pushtetit.Arlind Qori apo tere qoret apo ata me sy qe u dhimbet ky popull le te bejne nje proteste per 700-800 mije pensionistet me pensione qesharake prej 100 mije leke muaji,( ne zonat e ftohta nje familje i duhen jo me pak se 7-8 metro kub dru zjari per dimer e kostoja e 1 metri eshte 80 mije leke) me cfare lekesh te bleje koromadhen e petditshme e cdo gje tjeter qe eshte e domosdoshme pet te jetuar.Si keta jane me qoindramije te tjere ( ndihma sociale me pak se trajtimi i qenevet te Safetit te Kukesit) puntoret e fasonerive etj…Akoma me fajet i ka Saliu do vazhdojme kur Saiu ka celesat e kashtes.Edi Rama nuk pyeti kur anulloi per cfare ra dakord ne ambasaden amerikane me opoziten e atehershme jo do ti a mare doren Saliut ,apo salinjevet te tjere per nje kulle.Zgjohu o popull,merr fatin tend ne duart tuaja,askush me shume se ti nuk i do femijt tuaj.Shporeni kliken qe po ju mer frymen e fundit ,e nese ata ( te tjeret ) qe do vijne ne pushtet neser nuk do qeverisin mire ,shporini edhe ata pa i lene te mbyllin mandatin e pare. Sa me shpejt te ndrohen qevetite aq me miredo te behet. Shini boten perendimore ku duam te veme ,jo Rusine e Putinit apo Turqine e Erdoganit

    1. Doçi e ka taktiken e vet diversionin. ‘Sa here qe e ka bythen ngushte sajon noj tymuese.. per budallejte…Asht mese e qarte qe familja Berisha nuk ka te baje sepse jo vetem qe nuk ka gje ne dore por qeni hajdut a tradhtar nuk do pranonte kurre te firmoste nje projekt te tille per kundershtarin me te forte qe ka, dhe ajo qe e tmerron doçin eshte se Berisha ke thene :- ” Nuk do vdes pa e rrzuar hajdutin nga qeveria” Dhe maloku mban fjalen!

  12. U gjet çelësi për të rrëzuar nga froni mbretin lakuriq.
    Qenka marksist-leninisti Qorri që flet e proteston kur Berisha “hesht” për ndërtimin e një 54 katëshi në qendër të Tiranës.
    Fajet i kanë si gjithmonë “kapitalistët” që “përkëdhelen” me emrin “oligarkë”.
    “Oligarku miliarder Zeni” shfiheshka pas ndërtimit të këtij grataçeli.
    Që biri dhe bija e doktor Berishës meren me biznese, kjo është krejtësisht normale për sistemin kapitalist të tregut të lirë e demokracisë pluraliste, por sa biznesmenë si këta ka në Shqipëri ?
    Me qindra,
    Ata të dy kanë pasur taksiratin që duke qenë bij të një ish kryeministri, ti deklaronin pasuritë e tyre.
    Po nuk është ndonjë çudi që po ti kërkoheshte deklarimi i pasurive disa gazetarëve pro socialistë si Lenci, mund të dilnin më të pasur se Shkëlzeni apo Argita..
    Ah po !
    Nëse të dy këto do të ishin pasuruar duke pasur poste ministrash apo drejtues institucionesh shtetërore, atëhere duhej bërë hesapi me rrogat e tyre mujore.
    Akuzohet “hollandezi” Basha se paskej shumë para që paskej blerë një apartament të madh në Tiranë.
    Injorohet fakti se ai pas përfundimit të studimeve në Hollandë, ishte i punësuar nga OKB në Gjykatën e Hagës e më vonë në Kosovë.
    Nëse presidentit shqiptar i vajti paga mujore rreth 5 mijë euro, Basha si i punësuar nga OKB paguhej më së paku 7 mijë euro në muaj. ( kam njohur në emigracion një inxhinjer shqiptar që punonte në OKB e që paguhej 9 mijë euro veç dietave ama sigurisht që jo të gjithë shqiptarët në emigracion kanë pasur të tilla rroga të larta por vetëm ata që me konkurs e kanë fituar ate vend pune)
    Jurist është edhe Ullësi Manja, por a e imagjinoni se ai mund të punësoheshte nga OKB në ndonjë gjykatë ndërkombëtare ?
    Me ate rrogë e me kredi, juristi Basha pat blerë një banesë modeste në Hollandë e kur erdhi në Shqipëri, e shiti e bleu apartamentin ku banon aktualisht, besoj me gjysmën e shumës së shtëpisë që shiti në Hollandë pasi e di që banesat në Tiranë para 15 vitesh kushtonin 50-60% më pak se sot.
    Meqë vjehrin e ka pasur një biznesmen, ai akuzohej si “armik i popullit” nga komunistët ndonëse nuk ka qenë asnjëhere familja e vjehrit e akuzuar për ndonjë aktivitet kriminal.
    Nuk ka pasur nevojë për para nga vjehri Lulzim Basha, por edhe nëse ai ka ndihmuar familjen e tij, është krejt normale që babai të ndihmojë bijën e tij.
    Sa i takon Berishës e lidhjet e emrit të tij e fëmijve të tij me ndërtimin e 54 katëshit, e para e punës për ta besuar këtë, nuk mjafton akuza për “heshtjen” e tij pasi aq të shumta janë bërë skandalet korruptive të qeverisë Rama, saqë edhe po ta ketë “haruar” një prej tyre , do të dalë një tjetër që ta përmend.
    Sidoqoftë, nga të gjitha mediat shqiptare që po abuzojnë me këtë histori, nuk kam parë asnjë dokument apo fakt për të provuar akuzën ndaj Berishës e familjes së tij.
    Kam vënë re se kur plas ndonjë skandal në qeverinë Rama, ky dërgon në debatet televizive disa kaçiatorë të tij vetëm për të bërë zhurmuesin gjatë polemikave..
    Edhe ky rasti i fundit, ka marë përpjestimin e disa mediave që po bëjnë zhurmuesin, për të haruar publiku skandalet e përditëshme e për tu mare me e lagu se lagu me 54 katëshin.

  13. ”SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

    3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.Ti byroist i foltores ku punon zeni,ky nuk ka nipt ti kari thua qe eshte biznesmen zeni po argita me cfare merret na i trego pak.e rendesishme eshte qe jane te zote te bejne pune me raman.ky salihu opozitari i madh i flakte qe ka perfunduar ne nje Llazore rrugesh

  14. “Gjithçka ka një fund, ka një mbyllje, çdo cikël. Sado i gjatë të jetë cikli i Berishës, ka një fund, ka një mbyllje përfundimisht. Cikli politik i Berishës është mbyllur që prej 2 vjetësh. Sigurisht, është një njeri i dëbuar prej bankave politike, si në vend edhe jashtë. Por është një fuqi shumë e madhe e së keqes, Berisha është fuqi e së keqes.

    1. Fjala është në këtë rast për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në lulishten pas Operas, me të cilin po abuzohet me thashetheme mediatike se po e ndërton familja Berisha.
      Se a e ka mbushur Berisha “ciklin e tij politik”, ky është një tjetër diskutim që ja vlen të bëhet, por ama Berisha që injorohet në Kuvend duke mos u njohur as si deputet nga shumica socialiste, do të ishte një idiotësi që ta besoje se ai paskej investuar aq para për të ndërtuar pallatin “164 kate” siç po e bëjnë thashethemet.
      Jo më një grataçiel më të lartin në Ballkan, po Berisha edhe sikur të deshte të bënte një riparim të apartamentit të tij ku banon, i duhej të merte leje ndërtimi nga bashkia, e nëse do ta ndërtonte pa leje, do të turej policia e bashkisë tja shkatëronte e mediat e Ramës do të ulërinin për gjithë kohën për “skandalet e Berishës”.
      Është një fakt i ditur nga të gjithë që hapsirën pas Operës, ish kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Basha e kishte rrethuar për ta bërë një park të gjelbëruar.
      Nëse nuk arriti ta bëjë këtë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, dihet se ai u pengua nga kryeministri Rama jo vetëm për këtë projekt, por edhe për shumë projekte të tjera.
      Nëse Berisha me familjen e tij paskej vendosur që të ngrejë “një kullë 164 katëshe” në ate vend, edhe nëse kjo fantazi do të ishte e vërtetë, përgjegjësia për dhënien e lejes së ndertimit do ta kishte kryeministri e kryetari aktual i bashkisë.
      Pse po drejtohet atëhere gishti tek Berisha që për punë ndërtimesh ka çelësin e kashtës ?
      Thjeshtë për të hequr vëmendjen nga qindra aferat korruptive të Ramës e Veliajt.
      Në gjithë këtë zhurmë propogandistike mediatike , nuk përmendet asnjë dokument apo fakt i provuar që makari Berisha e djali i tij të kenë pasur gisht.
      Hodhi një tymse një doç i doçit në media pro Ramës, e në Shqipëri diskutohet vetëm për këtë fantazi me qëllim që kur të fillojë ndërtimi, publiku të mos meret me ndërtuesin e vertetë por me thashethemet mediatike.
      Vetë fakti që numuri i kateve nga 54 shkoi në 164 nga thashethemet, është një fakt flagrant i abuzimeve mediatike.

  15. Eshte nje analize e sakte kjo e Andi Bushatit.Rama veliaj dhe pisanjozet e pacipe te rilindjes dhe te medjave te tyre propangadistike , mutin ne trupin e tyre se lajne dot me shure.Cfare sberi rama kundra berishes e beri non grada i hoqi siglen,vulen,sja doli dot.Tani ju thote demokrateve nuk eshte basha por saliu eshte i blere nga une.Une e bleva berishen me nje apartament te kulles,prandaj hiqeni berishen merni bashen.Thote rama se anulloj dot kullen se me detyron ta beje apartamenti i berishes ne ate kulle..Shikoni rastin e inceneratoreve.Vjedhje me te trashe,me harbute qe kane bere rama dhe rilindja ,ska asnje rast te vetem ne bote te jete bere.Shikoni analizat qe behen per keta hajdute te inceneratoreve.Babzia e vjedhjes eshte aq flagrante sa ska media,analiste sharlatan,ska prokurore ti ndihmoje nga burgosja e tyre dhe rilindasit per inceneratoret,akoma me harbutce se kjo qe po i thuhet opinionit se gjoja kulla eshte i mazhorances dhe opozites,ska dite dhe ore qe felliqsirat e rama-velise nga marazi dhe si e si ta barazojne rilindjen me opoziten thone prere sikur jane padronet e spakut ,thone tani spaku do filloi arestimet me opoziten,pra duhet ta mbyllin arestimet nga mazhoranca,se “po i afrohen rames dhe velise”gushti eshte muaji i arestimeve te opozites ,do arestohet meta,monika, vasili,bumci berisha femijet e tije etj.pra sikur e urdherijne spakun boll me me mazhorancen ,bjeri opozites dhe i sygjerojne se dhe ke te arestojne.Kjo eshte poshtersia e vertete e krimineleve te kesaj mazhorance.Ti perfshijme te gjithe ne nje kallep,se vetem keshtu mbyllet babzia e tyre .Populli do thote ketu te gjithe jane njesoj,ky vend zbehet pra rruga e nisur e shpopullimit te shqiperise nga shqiptaret te perfundoje ne heshtje,sipas planit te tyre te skicuar ne serbi-rusi.Dhe rama veliaj dhe qelbesiratr e rilindjes se ti ne te gjitha deget e pushtetit ne shqiperi dhe analistet pervers te tyre ta rjepin te gjalle kete vend.Kush bie ne propaganden i piste te tyre eshte kelysh i tyre.Koha kur berishes i dhame dermen qe me 2013.Sot eshte koha te qerojme rama veline dhe kelyshet e tyre te rilindjes.Cdo devijim nga kjo eshte qelbersillek i ndyre tradheti kombetare.

  16. Nuk heq dorë Bushati nga titujt intrigues të shkrimeve të tij që fshehin pas tyre mendime të ndryshme.
    “Saliu se fut dot në thes kullën” , është titulli
    Meqë në vazhdim të shkrimit, Bushati si gjithmonë ka shpresa se në Shqipëri mund të rikrijohet ish PPSH me qorra të shumtë, vlerëson Arlind Qorrin që tek “heshtja e Berishës”, paskej zbuluar pronarin e vërtetë të kullës.
    Po tek “heshtja” e Qorrit që si kryetar i Akademisë së shkencave vazhdon të jetë një ish ministër i diktaturës, apo si kryetar i Kuvendit pluralist demokratik kishim ish ministrin e sigurimit Gramoz Rruçi , përse nuk merret Bushati ?
    Është bërë vërtetë tepër arkaike angazhimi i Berishës në politikë për 33 vite, por akoma më shqetësuese është që një pedagog universiteti në moshë të re, kërkon të bëjë sindikalistin majtist primitiv të Britanisë së para 200 viteve me thirrjet kundër pronarëve e “kapitalistëve” për të na eisjellë “diktaturën e proletariatit” .

  17. varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, ka thënë Berisha.

    Ajo që nuk e thotë, është edhe se me rënien e euros, rriten kostot dhe për kullën gjigande që do të ndërtohet në qendër të Tiranës nga i biri.

  18. Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

    Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij.

  19. tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

    Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.Bushat po te jesh burre shkruaj kush jane bizezmenet e familjes berisha salih e shkelzen dhe cfare perfaqesojne ato,leri keto shkrimet diletante,kur thua qytetaret jane me pushime e tv jane te pergjumura e me kete arlindin qe nuk shkone me pushime,kolegu jot qe ka kellqe ka shkruajtur qe ne muajin mars,ti ke qene i zene me Albinin e kurtajve atehere.po ke bythe shkruaj

  20. Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

    Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.

    Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet.

  21. Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një aparatment tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.

    Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?

  22. edvin shkalaperdhes nuk I mjafton patllixhoni afrikon qe hante poshte ures ne Paris,nashti do fusi kullen mu ne sume

  23. Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj. Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira?

  24. MonadPlug
    “Kemi pasur më shumë se +35 % turistë, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, u shpreh Rama për “La Stampa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *