• |
ide | kryesore

Protestë kundër shkatërrimit të lulishtes në qendër të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar një protestë në qendër të Tiranës në lulishten përballë 9-katësheve në qendër të kryeqytetit, që nga dita e djeshme është rrethuar për t’u shndërruar në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë për punimet e kullës “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës) që sapo ka nisur punimet me hapjen e gropës, në zonën ku deri dje ishte një lulishte.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë që ditën e kaluar kanë protestuar në këtë zonë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrenë zërin kundër “Ramës, Veliajt dhe oligarkëve” që po shkatërrojnë qendrën e kryeqytetit.

“Hileqarët në pushtet kanë zgjedhur gushtin muajin kur shumë qytetarë janë me pushime si kohën për të shkatërruar parkun” thotë Arlin Qori në videon ku i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen në këtë protestë.



8 Comments

  1. Me hir apo pahir ata do t’a bëjnë ndërtimin. Dajakun afër e kanë.

    Rradhën pastaj e ka parku madh i liqenit, gjithë faqja e malit të Dajtit, etj. Kështu është kur një pjesë e vogël i voton, kurse një pjesë tjetër e madhe nuk voton fare, duke kujtuar se kështu dëmtojnë regjimin në fuqi. E kanë në plan t’a shkatërrojnë plotësisht atë vend.

    1. Ajo shoqate qe thua ti, mori 5 % te votave qe ne pjesmarrjen e pare ne zgjedhje. Shiko zgjedhjet e tjera po smori te pakten 10-15%

      1. 10% i mori si kandidat Qorri, sepse Nisma Thurje nuk nxorri kandidat e per kete arsye mori dhe votat e atyre qe do ia jepnin nismes Thurje, nqs ajo do dilte me kandiat. Si e kuptojme kete?
        E kuptojme sepse OP-ja e Qorrit, ne votat per subjekt, meqenese edhe Nisma Thurje kandidoi si subjekt, nuk mori me shume se 5%, pra aq vota sa ka realisht.
        Ne protestues, kjo perkthehet zakonisht ne 5 veta- sado pompim mediatik t’ju japin portalet e Samir Manes, si ky i ketushmi.

  2. As Sali Berisha me “Foltoren”, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e kështu me radhë.

    Mediat e tyre jo e jo.

    Heshtje totale, për një ndërtim që po kruhet në qendër të qytetit, duke i zënë vendin një parku.

    Tani lind pyetje pse nuk ka reaguar Sali Berisha dhe kush ia ka kyçur gojën, duke qenë se ai nuk lë njeri pa marrë në gojë dhe reagon edhe për çështjet më banale të mundshme.

  3. Prvec mutit do hani edhe pak beton.
    E keni falas, paguan arixhiu qeveriu
    Kur do fillojene pallatet e jevgjiterve te liqeni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *