• |
ide | kryesore

Malaj: Hipokrizia e socialistëve me Marko Bellon pas ndarjes nga jeta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj ka bërë një reagim të fortë për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello si pasojë e koronavirusit. Ai u kërkon ish-kolegëve të tij të të lënë hipokrizinë pasi pak më herët e kishash shpallur “armik të partisë”.

“Boll me hipokrizinë tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm. Keshtu jeni sjelle me shume shqiptarë te mire, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partisë” – shkruan Malaj.

Ish-ministri thotë se vetëm 1 muaj më parë u pushua nga puna ish-deputeti dhe ish-gazetari Ardian Myslymaj të cilin e kërcënoi vetë kryeministri Rama.

“U angazhua drejtpërdrejt kryerilindasi Rama dhe e kercenoi me pushimim nga puna. Minstria e Financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna. Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkëluftëtari e bashkëgazetari Brace. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret. Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete” – shkruan Malaj që kërkon të lihet mënjanë hipokrizia pas ngjarjeve fatkeqe. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *