• |
ide | kryesore

Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



OnlyFans është një platformë ku njerëzit mund të postojnë foto/video dhe të tjerët t’i paguajnë ato.

Për shumë influencuese, të famshëm, por dhe njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë të postohen foto provokuese, kryesisht me përmbajtje mbi moshën 18 vjeç, edhe pse jo çdo profil është “për të rritur” apo i papërshtatshëm. Gabi DeMartino, youtuber, lejoi ndjekësit të “zhbllokonin” një video të fëmijërisë së saj për 3 dollarë. Videoja kishte përshkrimin: “Nuk kam qejf të vesh mbathjet” dhe në të shfaqet DeMartino 3-vjeçare, pa rroba.

Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj,

Ditën e djeshme, 3 dhjetor, ajo postoi një video në YouTube, nëpërmjet të cilës kërkon që njerëzit ta falin. Ajo pohoi se ishte “e shkëputur nga realiteti” dhe nuk e kuptoi seriozitetin e videos që publikoi për ta shitur. “Ndërsa po vija me ide të reja dhe përmbajtje të re për platformat e mia, isha duke parë një video në shtëpi me familjen time, ku dukesha unë në moshën 3-vjeçare. Aty, nëna ime njoftoi se ishte shtatzënë me vëllain tim të vogël dhe unë shkatërroj një moment të bukur, duke u thënë të gjithëve se kam dëgjuar gjyshen të më thoshte të vishja mbathjet.” DeMartino tha se videoja kishte sjellë “të qeshura dhe gëzim” në familjen e saj për vite me radhë, por që ajo tani e kuptoi se publikimi i saj në internet nuk ishte “për të qeshur”. “Kam kuptuar që jam aq e shkëputur nga realiteti sa që as që më shkoi ndërmend se kjo mund të shihej kështu. Është një çështje shumë serioze. S’do e bëja kurrë diçka të tillë.” Përmes lotëve (që nga disa u komentuan si “lot krokodili”), DeMartino shtoi: “Nuk do bëja kurrë asgjë për të lënduar ose shfrytëzuar një fëmijë. Më vjen shumë keq. Kjo që ndodhi shërbeu “që të më zgjonte”. Do të kthehem në realitet dhe do të reflektoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *