• |
ide | kryesore

Babai i efektivit të vrarë të FNSH zbulon konfliktin e dy viteve më parë në Lezhë: Kërkoi transferimin në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Flet babai i efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela, i cili u vra sot në një atentat që duket të jetë i mirëorganizuar.

Martin Prela hedh dritë mbi një konflikit të tijin para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.

Ai kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë, në një intervistë për News 24.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri. 

Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,- shprehet babai i Xhuljo Prelës.



1 Comment

  1. Race barbare! Vetem te vrasin dine. E kane si clirim shpirteror.

    -O ba, o ba , e vrava ate plehren, se e kisha fiksim.
    -Hallall ta bofte Zoti, tani do fleme te qete , i thote baba djalit.

    Yyyyyyyyyyyyyyy race muti!!!!! Dhe duam te futemi te BE. Ci do BE-ja barbaret, qe tju infektoj shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *