• |
ide | kryesore

Çështja Suarez përfshin drejtuesit e lartë të Juventus: ja çfarë rrezikon klubi bardhezi në nenin 32

-Instant, Sport



Çështja e “provimit fals” të Luis Suarez i shtohet një kapitull i ri delikat. Pas hetimit të Guardia di Finanza, që ka zbuluar detajet e një provimi në akord të parakohshëm me lojtarin me presionin e disa drejtuesve të Juventus për të përshpejtuar kohët, shoqëria bardhezi me një komunikatë zyrtare ka konfirmuar se kreu i zonës sportive Fabio Paratici është mes të hetuarve të prokurorisë së Perugia.

Hetimi për provimin e italishtes të mbajtur nga Luis Suarez, para kalimit të tij në Madrid tek Atletico, ka sjellë pezullimin e rektores së Universitetit, por mund të shkojë keq edhe për klubin bardhezi në nivel sportiv. Prokuroria Federale e Figc kishte hapur një hetim duke kërkuar aktet e hetimit nga gjykata e zakonshme e Perugias.

Gjithcka vërtitet rreth artikullit 32 paragrafi 7 i kodit federale, i krijuar pas çështjes Passaportopoli të vitit 2001, i cili rregullon krimet mbi “certifikatat ose dokumentet e shtetësisë që janë të rreme ose të ndryshuara për të mashtruar rregullat për hyrjen në Itali dhe regjistrimin e lojtarëve jo-BE”. Dënimet parashikohen në varësi të ashpërsisë së fajit të mundshëm: ato variojnë nga një gjobë për përgjegjësi objektive, tek gjobat për përgjegjësi të drejtpërdrejtë, deri në rastet – shumë e pamundur në rastin e Juventusit – e rënies ose përjashtimit nga kampionati.

Në fund të fundit, megjithatë, në rastin e mungesës “thjesht” të ndershmërisë, nuk duhet të aplikohet as nenit 32 dhe gjithçka do të zgjidhej me një gjobë. Hetimi i FIGC do të vazhdojë edhe nëse del një pafajësi nga drejtësia e zakonshme. Juve, nga ana e tyre, gjithmonë ka thënë se ata i kërkuan Universitetit të Perugia-s informacion për një provim të mundshëm dhe më pas e braktisën idenë, duke ndryshuar objektivat e tregut (dhe në fakt Suarez tani është në Atletico Madrid).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *