• |
ide | kryesore

Covid në Kosovë, 19 jetë të humbura, 468 raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 19 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 468 të tjerë. Ndërkohë që 683 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 28.504. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar42.805 raste pozitive, ndërsa 1.106 persona kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *