• |
ide | kryesore

Dua Lipa triumfon me çmime në LOS40 Music Awards 2020

-Instant, Paparazzi, Slider



Të shtunën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shtoi edhe dy trofe më shumë në vitrinën e saj.

Ajo ka arritur të dalë triumfuese në dy kategori të rëndësishme në LOS40 Music Awards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë. 25-vjeçarja ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.

Për gjithë këtë sukses, Dua pati një falënderim për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku edhe publikoi fotografi me dy trofetë e saj të fituara në këtë event.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *