• |
ide | kryesore

Vrau me thikë 7-vjeçaren në park, publikohet fotoja e shqiptares nga mediat britanike

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar foton e shqiptares Eltiona Skana e cila akuzohet për vrasjen e një 7-vjeçare, në një park në Angli, me 22 mars të këtij viti. Skana vrau me thikë në park 7-vjeçaren Emily Jones. Dy ditë më parë gjykata në Britaninë e Madhe shpalli të pafajshme Skanën, duke argumentuar se ajo vuante nga skizofrenia paranojake.

Ngjarja ndodhi kur Emily ishte me prindërit në park duke shëtitur me një skuter. Teksa vraponte për te nëna e saj, Skana i doli para vogëlushes duke i prerë fytin me thikë. Sipas një konkluzioni të nxjerrë në hetimet, personeli mjekësor në Britaninë e Madhe i dinte problemet e Skanës por e mbanin në vëzhgim. Babai i 7-vjeçares, përfaqësues i një firme ligjore tha se vrasësja duhet të qëndrojë në burg.



2 Comments

  1. Sqarojeni edhe se “shpallet e pafajshme, por nuk del me jashte, se do te qendroje gjithe jeten ne spital psikiatrik ne Angli”!
    Se keqkuptohet si ketu, ku hyn ne burg per organizim bandash dhe shkaterrim shteti, me nga 3-4 vrasje, apo edhe vrasje te shumefishta policesh, dhe kerkon lirine pas nja 10-15 vjetesh, dhe shpesh del nga burgu, pavaresisht se je denuar me “te perjetshem”!
    Madje shpesh punesohesh edhe ne Bashki Gjushësh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *