• |
ide | kryesore

Coca-Cola ndotësi plastik numër 1 në botë

-Instant, F1, Stil



Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé janë akuzuar për “progres zero” në zvogëlimin e mbetjeve plastike, pasi u emëruan si ndotësit kryesorë të plastikës në botë për të tretin vit radhazi.
Coca-Cola u rendit si ndotësi plastik numër 1 në botë nga Break Free From Plastic, në kontrollin vjetor. Pasi shishet e Coca-Cola ishin të hedhura masivisht në plazhe, lumenj, parqe dhe vende të tjera mbeturinash në 51 nga 55 kombet e anketuara. Vitin e kaluar ishte shishja që kishte sjellë ndotjen më të madhe në 37 vende, nga 51 të anketuara.Nga Coca-Cola u gjetën në 13.834 mbetje plastike, nga Pepsi 5155 dhe nga Nestlé 8633 mbetje plastike.Coca-Cola u kritikua nga aktivistët e mjedisit në fillim të këtij viti, kur njoftoi se nuk do ta ‘braktiste’ shishen plastike, duke thënë se ato ishin të njohura dhe të përshtatura me klientët.Në mars, Coca-Cola, PepsiCo, Nestlé dhe Unilever u zbuluan se ishin përgjegjës për gjysmë milioni ton të ndotjes plastike në gjashtë vende në zhvillim çdo vit, në një sondazh nga OJQ Tearfund.Priestland tha se mënyra e vetme për të ndaluar valën globale në rritje të mbeturinave plastike ishte ndalimi i prodhimit dhe implementimi i sistemeve të ripërdorimit.Deri në 91% të të gjitha mbeturinave plastike, nuk janë ricikluar dhe përfunduan duke u djegur, sipas një studimi të vitit 2017. Coca-Cola tha se po punonte për të adresuar mbetjet e paketimit, në partneritet me të tjerët, dhe kundërshtoi pretendimin se nuk po bënte përparim.
“Globalisht, ne kemi një angazhim për të marrë çdo shishe mbrapa deri në vitin 2030, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos përfundojë në oqeane, dhe plastika mund të riciklohet në shishe të reja,”-tha një përfaqësues i Coca-Cola. “Shishet me 100% plastikë të riciklueshme janë tani në dispozicion në 18 tregje në të gjithë botën, dhe kjo po rritet vazhdimisht.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *