• |
ide | kryesore

Rihapet dosja/ Kush është biznesmeni Vajdin Lamaj dhe si ndodhi ekzekutimi me tritol në ashensor

Arkiva, Lajme, Të fundit

Njoftimi i sotëm i SPAK që i faturon Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj, rikthen në vëmendje ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt 2005.


Si ndodhi ekzekutimi


Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar të ashensorit të pallatit të tij, mbeti i vrarë Vajdin Lamaj dhe miku i tij i fëmijërisë Dritan Arsi. Eksplozivi ishte vënë në ashensorin e pallatit, ku ndodhet edhe pasticeri “Venecia” dhe ku kishte shtëpinë Lamaj, prapa stadiumit “Qemal Stafa” sot “Air Albania Stadium”. Fill pas atentatit, policia deklaroi se Lamaj ishte ndjekur ditën e atentatit nga tre persona, emrat e të cilëve ende nuk u bënë të ditur. Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë. Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Kush ishte Vajdin Lamaj

Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha. Lamaj përpara se të ekzekutohej i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë para disa muajsh në qendër të Tiranës, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona. Konkretisht ai i shpëtoi plumbave në 15 tetor të vitit 2004 teksa po dilte nga një emision televiziv në Tv “Arbëria”.

15 vjet hetime

Pas ngjarjes së rëndë u shoqëruan në polici disa persona, të cilët u morën në pyetje nga grupi hetimor. Ndër ta ka pasur edhe banorë të pallatit, që kanë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të eksplozivit. Por pavarësisht zgjatjes në kohë të këtyre hetimeve për më shumë se 15 vjet, asnjëherë nuk u tha zyrtarisht se kush ishin ekzekutorët e biznesmenit të njohur. Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se për vrasjen e Vajdin Lamajt ka pasur një bashkëpunim mes dy grupeve kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha.  Bashkë me ta të implikuar janë dhe shtetasit P. Dervishaj, I.Taulla, L.Reci dhe V.Ymeri (Imeraj). Ndaj Emiljano Shullazit dhe V.Ymerit (Imerajt)  gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi”

LEXO edhe SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Lul Berisha shpallet në kërkim ndërkombëtar

Lulzim Berisha dhe kunati i tij, Plarent Derviashaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK. Berisha rifitoi lirinë tre vite me parë pasi Bashkia Durrës e drejtuar asokohe doli garant për rehabilitimin e tij duke e punësuar.

©LAPSI.al

7 Comments

  1. Vajdin Lame bisnesmen?! Nga shef komisariati ne bande te armatosur, gjobvenes, perfshire dhe kercenimin ndaj Dritan Hoxhes qe u detyrua ta bente ortak, trafikant droge, vecanerisht me te nipin superkriminelin Altin Lame. Ekzekutimi qe larje hesapesh, boll i bete engjej tani. Shoket e Vajdinit, dhe ato “shefa komisariatesh” te PD, si Sollaku e Ylli qene biznesmene me te zgjuar. Ja ku rrojne edhe sot. Lul Berishen nuk po e gjeni dot? Ke shpia Vangjushit mbase e gjeni.

    1. Endrit Wajdini ka qe drejtor i policise se shkodres jo shef komisariati.
      Kurse Altini u bo kriminel por nga halli se e sakatun tek parku rinia, shpetoi kot pastaj dihet pazari se nuk eshte nje langaraq por super trim dhe super i forte.
      Kampion europe ne mundje e njoh nga afer jo me gojedhena, de degjosh boma tjera shpejt per lul intrigantin.filloji me qajte mbrome ne lidhje telefonike ne news 24 tha mos na fusni ne hasemrira me njerez se e di fundin shume shpejt

  2. O njerez po tallren me ju aty e me ne qe kemi marr rruget e botes nga politikat e ketyre qelbesirave……e pse na doli ceshtja Vajdi Lamaj,pikerisht sot Diten e Rinise…..sot ku jeta,endrrat e nje te riu (dhe jo vetem te vikmes)u prene ne mes nga keta xhahil…Sot u vrame per te disaten here te gjithe ne.
    RIP per te ndjerin!

  3. si stregon o gazetar konviktor qe ky pallote tanin me ze femre pastaj tani me ze femre e vrau dhe i mori tv top mutin pastaj tan bythqiri cfar mbolli korri..

  4. kto emra qe permenden jane funderrina jo njerez , jane pabuksa dhe zdromsa ne kohen e dulles dhe u gdhine milionere ,e cfare mundet te pritej nga kto llumra vecse kane shtuar varret ne tirane, zgjebsa linden dhe si zgjebsa vdiqen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu