• |
ide | kryesore

Përcillet për në banesën e fundit 25-vjeçari Klodian Rasha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha.

Policia rreth orës 1 të mëngjesit të ditës së djeshme do të ndalonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë, pranë banesës së të riut. Thirrjes së policisë për të ndaluar, 25-vjeçari nuk iu është bindur dhe është larguar për vrap. Polici i ‘Shqiponjave’ N.H. nuk do ta toleronte këtë sjellje dhe qëlloi mbi Klodian Rashën. Një plumb në kokë dhe një në zemër do të rezultonin fatalë për 25-vjeçarin që humbi jetën në spital.

Me revoltë të madhe familjarët dhe një pjesë e madhe e opinionit publik dënojnë vrasjen e të riut, ndërsa presioni për të zbardhur ngjarjen është rritur ndjeshëm. Polici që qëlloi Klodianin u arrestua, ndërsa 25-vjeçari u përcoll në banesën e fundit. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Ka qelluar dy here per ta vrare sherifi i Rames! Pisa! Fakti qe po e percjellin kaq shpejt ne varreza do me thene qe e kane “kopsitur” historine!

  2. Ne meshen e pare pas vrasjes se Presidentit Kenedi , imzot F.Noli iu drejtua pjesmarresve se

    ne nuk po qajme per Presidentin Kenedi por po qajme per veten tone, po qajme se sa te

    pambrojtur jemi ne kur i pambrojtur ishte vete Presidenti.

    Kurse ne sot pas vrasjes shteterore te nje te riu afer baneses se vet nuk duhet te qajme por te

    revoltohemi sepse ndryshe cdo njeri mund te jete nje tabele qitje gjoja ne emer te ruajtjes se

    rendit dhe zbatimit te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *