• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Rashës/ Shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Shokët e Klodian Rashës kanë deklaruar 25-vjeçari nuk ka qenë i armatosur në momentin që ka ndodhur vrasja.Sipas shokëve i riu doli nga banesa jashtë orarit të lejuar për të blerë një paketë cigare. Njëri nga shokët theksoi se 25-vjeçari nuk ka qenë person me rrezikshmëri dhe gëzonte respektin e të gjithëve.

Ndërsa një tjetër mik i viktimës deklaroi se 25-vjeçari ka qenë person që i urrente armët dhe se gjithë ngjarja ka qenë një skemë e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”.



6 Comments

  1. Ketu shteti mafioz mund te abuzoje si te doje , policia ben gjithçka qe ja ka qejfi nen petkun e uniformes dhe njerezia dine te thote vetem se ka abuzuar . Po qe manipuluan ngjarjen pse nuk thone ? Po qe te hedhin bomba tymuese brenda ne shtepi pse nuk flasin ? Popull i tredhur qe dine vetem te ul koken para pushtetit dhe krimit , e te beje cubin me te vobektin dhe trimin me vellain e tij . Ne vende ku sundon e drejta minimalisht do kishim mbi tre apo kater doreheqje dhe shume te tjere pas hekurave . Nuk ka çmim per jeten , ajo eshte gjeja me e shenjte qe i Madhi Zot na ka dhene prandaj duhet mbrojtur me çdo menyre apo forme .
    Nje popull qe nuk e dine se çeshte liria nuk e meriton ate.

  2. Komunistet ne Internet sikur thane se ishte i armatosur me precedent penal? nuk i ndaloje policise se kushedi c’ka bere?

    Une e kam mesuar nga komunistet se viktima eshte fajtor dhe pasi te vrasin te perdhosin me lloj lloj shpifjesh.

    FARE M*T!i ca me thone?

    E marrin pushtetin me dhune dhe e mbajne me dhune historikisht.

    U presh ne paqe o djal, te vrane ne diten tende per te dhene nje leksion q**** ne **** ju te tjeret me rinine tuaj.

    KETU JEMI NE KOMUNISTET!

    IKNI nga ai vend i qelbet sa nuk eshte vone.

  3. Viktima i denuar me pare per pengmarje.
    Ora 2 e nates.
    Nuk i ndalon policit.
    Ne vendngjarje gjendet nje pistolete.

    Keto jane faktet. Gjithsekush ta beje vete llogarine.

    1. O “Miri” loje te ndyrë me emrat po ben! Ke vendosur fjalët e nje krimineli te kuq sikur i ka thënë “Miri”. Sa per dijeni ato nuk jane fjalët e mia, një tjetër me emrin “Miri”, që postoj vazhdimisht këtu, por fjalët e një të paemri qe i bëri dje.

      Keshtu ndodh kur software i lapsit te lejon te postosh me çfarëdo emri dëshiron tjetri. Lapsi duhet të ver sistemin me username-password.

      #Poshte kriminelët e kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *