• |
ide | kryesore

PD: Edhe nëse bën kurban Lleshajn, Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar heshtjen e kryeministrit Rama për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha gjatë këtyre ditëve. Ai shprehet se fjalimi që kryeministri do të mbajë sot për ngjarjen e rëndë, nuk do ia largojë atij përgjegjësinë, madje as në rastin e shkarkimit të ministrit Lleshaj nga detyra.

“Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar”, shprehet Alibeaj.



4 Comments

  1. Ne fakt keta kur kan qen ne kohen e tyre.
    Kan qen shume te pergjegjshem.
    Dhe mos na thoni qe pse akoma fajin saliu e ka. PO AI E KA PASUR DHE E KA. Se eshte hera e tret qe kerkon te mare pushtetin. Dhe historia na ka treguar se edhe 2 heret e para beri te njejta gabime.
    Kush me garanton mua qe nuk do I bej prap????????

  2. O keto jan bole fare, vazhdojn akoma me kete histori, po ca pergjigjesie kerko ti kur ti je totalisht i papergjegjesh. Merkeli ben thirrje qe do mbyllemi edhe me shume, ti i con militanten me bo miting.
    Jeni totalisht out fare, po out out

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *