• |
ide | kryesore

Shpallet në kërkim Stresi pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi tha se ai ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe ndaj është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar edhe 3 shtetas e ka proceduar penalisht 4 të mitur. Mbi Ndaj reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.

Ndërkohë ai mori edhe lëndime gjatë protestës dhe menjëherë pasi u kurua u rikthye sërish. 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në mesnatë nga një efektiv policie, pasi kishte shkelur orën policore. Nga ekspertiza që u bë publike ditën e djeshme rezultoi se polici kishte qëlluar 2 herë me armë dhe plumbi që Klodiani mori në shpatull i mori jetën



2 Comments

  1. Armiku i popullit e partise Stresi duhet gjetur me cdo kusht ,te arrestohet e te denohet me pun e

    te detyruar perjete sepse jo vetem ka organizuar protesten e paligjeshme pas asaj vrasje te ligjeshme

    por eshte eksponent i larte i organizimit te tenderave korruptive miliona euro, i PPP- ve shkaterruese

    te buxhetit te shtetit, i fryrjes se administrates publike me mbi 60 mije militante, i organizimit te

    vjedhjeve e blerjeve te zgjedhjeve ne Durres e Diber dhe i pengimit te drejtesise .per ti vene

    autoret para ligjit dhe jo vetem kaq por me veprimet e paligjshme ndaj bizneseve vendase e te huaja

    i ka shkaktuar deme qindra milion euro taksapaguesve te varfer shqiptare nga gjyqet e humbura ne

    Arbitrazhin Nderkombetar. Ky Stres e ka stresuar popullin ne ate shkalle sa u ka dermmuar shpresat

    qindra mijera te rinjeve se mund e ndertojne jeten ne kete vend ku Stresi ben ligjin dhe ligji eshte

    vete Stresi dhe i ka detyruar te ikin nga syte kembet per tu larguar prej tij . Bemat e Stresit jene

    aq te medha ssa duhen nete dimri per ti thene dhe plaget e hapura nga regjimi i tij duhen dekada

    per ti sheruar.

  2. Kjo e prishjes së qetësisë publike
    Është akuzë shumë e rëndë krahasuar me vdekjen e klodianit
    Por psikologu i gjykatës do ta bëjë të bjerë sepse do ta mbrojë me argumentin që populli ynë ska qetësi dhe si e tillë ska çfarë ti prishet publikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *