• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Rashës, protestë edhe në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Tiranës e Korcës, një tjetër qytet është hedhur sot në protestë në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie, ngjarje që ndodhi pas mesnatën e së martës. Disa qytetarë janë mbledhur pranë “Obeliskut” në Lezhë duke bërë thirrje kundër policisë dhe qeverisë. Ata kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Sandër Lleshaj. Në orën 18:00, është njoftuar për një tjetër protestë në Tiranë, ndërkohë po atë orë do të reagojë edhe kryeministri Edi Rama.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *