• |
ide | kryesore

Fluturon pankina e Favre: 5-1 ishte shumë që Borussia të mbante

-Instant, Sport



Borussia Dortmund, pas 5-1 të pësuar në shtëpi kundër Stuttgard, ka vendosur ta shkarkojë Lucien Favre. Zëvendësuesi, deri në fund të sezonit, do të jetë Edin Terzic, ndihmësi i teknikut të larguar, që duhet të mbajë stafin aktual. Në fillim të sezonit të ardhshëm në pankinën verdhezi do të ulet Marco Rose, tekniku i Borussia Mönchengladbach, me të cilin klubi i Dortmund ka një akord për në qershor 2021.

Dormund synonte titullin kampion në këtë sezon, por pas disfatës 5-1 në shtëpi me Stuttgard e ka parë veten të zbresë në vendin e pestë me 19 pikë, 6 distanca larg kreut, që tashmë mbahet nga Bayern Leverkusen, pas suksesit 4-1 të arritur kundër Hoffenhaim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *