• |
ide | kryesore

Video / Tirana, kthehet pretendente me trisin ndaj Aplonisë: Bylis merr fitoren e parë në kampionat

-Instant, F1, Sport, Video

Nuk ka një pa dy dhe Tirana siguron fitoren e dytë radhazi në kampionat nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin 3-0. Edhe Bylis merr suksesin e parë sezonal, duke i dhënë Kastriotit disfatën e dytë radhazi, e duke e lënë formacionin fierak sërisht në vendin e fundit.


TIRANA 3-0 APOLONIA
Pas fitores në Laci, Tirana përsëritet, ashtu si pritej, kundër Apolonisë me rezultatin 3-0. Fierakët këtë herë ishin pothuaj inekzistentë më fushën e lojës, duke pësuar diktatin e kampionëve në fuqi. Një ndeshje e kujdesshme në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, bardheblutë arritën të shënonin 3 herë. Ismailgeci, ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 49, ndërsa Batha, pas asistit fantastik të Muçit, dyfishoi shifrat në të 77. Kapiteni i Tiranës u ktheu favorin Nucit që shënoi edhe golin e tretë, që ndihmon bardheblutë të ngjiten në renditje, ndërsa fundos skuadrën e Cocllit në renditje.




BYLIS 2-1 KASTRIOTI
Bylisi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin në “Adush Muça”. Për formacionin e Dovedan një sukses I merituar, pas polemikave në lidhje me arbitrat që shoqëruar javët e fundit. Krutanët regjistrojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi u mposhtën në mesjavë nga Vllaznia. Vendasit zgjidhën gjithcka në pjesën e parë me golin e minutës së 6’ të Edison Ndreca, përpara se në minutën e 18’, Mehmetllari të ndëshkonte Hidisn për herë të dytë, duke përfituar nga një gabim i kapitenit Çela. Pas kësaj Kastrioti u hodh i gjithi në sulm dhe gjeti golin e parë në minutën e 41’ me Devid, i cili ngushtoi shifrat, por pa mundur të ndryshonte fatet e ndeshjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu