• |
ide | kryesore

Agnelli shuan çdo dyshim: “Dybala do të jetë kapiteni i ardhshëm. Për të një super ofertë”

-Instant, Sport



Cmimi Golden Boy 2020, në kategorinë “presidenti më i mirë i Europës”, ka shkuar për Andrea Agnellin që ka përfituar për të bërë një bilanc për Juventus e për sulmuesin e tij më të përfolur: “Ajo me Dybala është një dashuri e rikthyer. Pati një periudhë të vështirë por do të jetë kapiteni ynë i ardhshëm. Nga ana jonë ka marrë një ofertë që do ta vendosë në 20 lojtarët më të paguar në botë. Presim përgjigjen e tij”. Me këto fjalë presidenti bardhezi ka sqaruar pozicionin e Juves kunddrejt Joya-s, duke e kaluar topin tek argjentinasi.

Për sa i përket zgjedhjes për ti dorëzuar skuadrën Pirlos: “Arsyetimi lindi kohë më pas, isha i magjepsur nga idetë e futbollit që ka: është shumë modernist, por ka edhe shumë empati në gjithë stafin teknik”. Në lidhje me situatën ekonomike numri 1 i bardhezinjve ka shtuar: “Industria jonë po jeton një moment refleksioni në lidhje me pandeminë, pas 10 vitesh, kush do të jetë modeli për tu ndjekur: imagjinoj Juventus të kryesojë në Itali e në Europë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *