• |
ide | kryesore

Pandemia Covid-19/ Gjermania qëndron e mbyllur deri më 10 janar

-Instant, Lajme, Planet



Përhapja e rasteve me Covid 19 në Gjermani ka bërë që qeveria federale së bashku me Landet kanë vendosur të aktivizojnë masat të reja duke mbyllur vendin nga 16 dhjetori deri në 10 janar të vitit të ardhshëm. Peter Altmaier pranoi se “masat nuk ishin të mjaftueshme” pasi Gjermania u detyrua të mbyllë dyqanet dhe shkollat ​​dhe rritja e rasteve do të çojë në një tjetër mbyllje dhe masa më të ashpra gjatë Krishtlindjeve.

Gjermania regjistroi 16,362 raste dhe 188 viktima gjatë 24 orëve duke e çuar numrin e rasteve në 1,34 milion dhe viktimave në 21,975.  Altmaier paralajmëroi që spitalet do të mbingarkohen brenda disa javësh nëse nuk vendoset një bllokim i ri, duke shtuar që numri i pacientëve të kujdesit intensiv ka shënuar një rekord të lartë prej më shumë se 4500.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *