• |
ide | kryesore

Doli nga fusha para kohe kundër Bolonjës: kontrollet përjashtojnë dëmtimin për Kumbullën

-Instant, Sport



Për Marash Kumbullën nuk është momenti më i mirë, duke qenë se iu desh të bënte llogarinë me infektimin me koronavirus dhe se sikur të mos mjaftonte shtohen edhe dëmtimet. E megjithatë, ky i fundit ka kaluar pa pasoja të rënda për mbrojtësin shqiptar, që doli nga fusha para kohe në sfidën e fundit të Serie A kundër Bolonjës.

Janë dy, në fakt, lajmet e mira për Romën e Paulo Fonsecas. E para lidhet pikërisht me gjendjen e 20 vjecarit shqiptar. Kumbulla, pasi u detyrua të lërë fushën e lojës të dielën në kampionat, ka kryer kontrollet e nevojshme mjekësore që për fat kanë përjashtuar prezencën e lesioneve. Kështu, shqiptari do të jetë shumë shpejt në dispozicion të teknikut Fonseca, që ka marrë një tjetër lajm të mirë edhe nga rikuperimi i Mancinit, që është kthyer sot të stërvitet me grupin e të enjten do të jetë i grumbulluar kundër Torinos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *